SHBA, studimi: Plakja tek njerëzit fillon që në moshën 27 vjeç - (16 mars 2009)

preview_player
Показать описание
Lajme arkiva 2009

Mund të duket e pabesueshme, por mosha e tretë nuk fillon atëherë kur besonim të gjithë, por shumë më herët. Sipas një studimi amerikan të kryer tek 2 mijë persona ka rezultuar se plakja tek njerëzit shfaqet që në moshën 27-vjeçare. Kjo duket qartë në faktin se njerëzit shpesh harrojnë se ku kanë lënë çelësat e makinës, çfarë kanë ngrënë për drekë, kë kanë takuar, apo se çfarë kanë bërë gjatë ditës.

Shkaqe se pse njerëzit plaken mund të rendisim: jeta e mërzitshme, kushtet e vështira ekonomike, stresi apo depresioni, oraret e tejzgjatura të punës, problemet e ndryshme familjare etj. Të gjitha këto janë fakte këto që ndikojnë në lodhjen e trurit të njeriut e për pasojë shkaktojnë edhe harresën. Shkencëtarët thonë se aftësitë mendore të njeriut fillojnë të pakësohen duke filluar që nga mosha 27-vjeçare, në një kohë që piku, apo periudha më e mirë është ajo 22 vjeçare.

Gazetare: Bora Sadriaj

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме