Arturo Ui Trailer - Bekim Lumi

preview_player
Показать описание
Reprizat:
- 13 Tetor 19:00 / Teatri Tetovë
- 29 Tetor 20:00 / Teatri Kombëtar i Kosovës
- 30 Tetor 20:00 / Teatri Kombëtar i Kosovës
- 31 Tetor 20:00 / Teatri Kombëtar i Kosovës

Dy fjalë për shfaqjen “Arturo Ui”

“Arturo Ui” u shkrue në vitin 1941 nga dramaturgu dhe regjisori i shquem gjerman e botnor Bertolt Brecht (1898 – 1956) gjatë kohës së mërgimit të tij trejavësh në Helsinki (Finlandë). Ai, asokohe, përndiqej nga fashizmi dhe po e priste vizën për shpërngulje në SHBA. Edhe pse ngjarjet janë të përqendrueme në Çikago dhe në Cicero të SHBA-së, ato, në të vërtetë, janë një aludim metaforik për ndodhitë dramatike të kësaj kohe në Austri dhe në Gjermani. Me formën, me përmbajtjen dhe me vetat e saj, kjo dramë, në mënyrë simbolike, përshkruen, tematizon dhe pasqyron historinë e dhunshme të kapjes e të rrëmbimit të pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler) dhe pasuesit e tij në vitet ‘30 të shekullit 20. Dhuna fizike, plaçkitjet, djegiet, grabitjet, trysnitë, tagri dhe kërcënimet ndaj tregtarëve e politikanëve, deri edhe vrasjet e tyne, alibitë dhe gjyqet farsë, detyrimet e dhunshme dhe shantazhet ndaj dëshmitarëve të krimit, janë vetëm disa nga tablotë e kësaj drame.

Për shkak të temës që e trajton dhe për shkak të aktualitetit të saj të vazhdueshëm, kjo dramë, e cila ndërlidhet me shumë nga trendet dhe zhvillimet e përçudshme nëpër botë, e tragjikisht edhe në Kosovën e mbasluftës e këndej, vlerësohet si një nga satirat ma të mira politike dhe historike të shekullit ‘20. “Arturo Ui” nuk asht inskenue asnjëherë deri tani në asnjanin nga teatrot në Kosovë. Sivjet, për t’u inskenue, përveç qëllimeve artistike e estetike, janë edhe të paktën dy arsye ma shumë: 120 vjetori i lindjes së Bertolt Brecht-it dhe 20 vjetori i artit dhe krijimtarisë së regjisorit Bekim Lumi.

Shfaqje nga: Bekim Lumi
Regjija: Bekim Lumi

Autor: Bertolt Brecht

Aktorët:
Bujar Ahmeti
Afrim Kasapolli
Afrim Muçaj
Labinot Raci
Faris Berisha
Ylber Bardhi
Ismet Azemi
Edon Shileku
Valmir Krasniqi
Shpëtim Kastrati
Kushtrim Qerimi
Muhamed Arifi
Alban Rexhaj

Muzika: Dren Suldashi
Asistent regjisor: Bashkim Ramadani
Koreografia: Majlajdo Gala
skenografia: Mentor Berisha
kostumografia: Alma Krasniqi

Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru