filmov
tv
Top News - Përmbytje dhe rrëshqitje dheu... / Katastrofë natyrore, 116 viktima në Indi dhe Nepal
Показать описание
Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën në disa ditë përmbytje masive dhe rrëshqitje shkatërrimtare dheu që kanë marrë me vete rrugë e shtëpi në indi dhe nepal. Dhjetëra të tjerë ndërkohë mungojnë sërish në apel.
Në Utarakhand, në indinë veriore zyrtarët thanë se 46 persona humbën jetën ditët e fundit dhe 11 të tjerë janë të zhdukur. Në Kerala, në jug, bilanci i viktimave ishte 39.
Të paktën 30 nga viktimat në Utarakhand, humbën jetën në shtatë incidente të ndara, pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi një seri rrëshqitjesh dheu dhe shkatërroi disa ndërtesa. Pesë nga viktimat ishin nga një familje, shtëpia e të cilës u varros nën një masë të stërmadhe dheu. Një tjetër rrëshqitje toke në veri vrau pesë persona pasi shkëmbinj të mëdhenj dhe një masë dheu shkatërruan shtëpinë. Zyrtarët kanë lëshuar paralajmërime për banorët pasi presin vazhdimin e reshjeve të shiut në rajon. Më shumë se 400 milimetra shi ranë vetëm të hënën duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje. Autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave dhe ndaluan të gjitha aktivitetet fetare dhe turistike në shtet. Ndërsa në nepal, ka patur 31 viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut vetëm në tre ditët e shkuara. 43 persona ndërkohë konsiderohen të zhdukur. Rrëshqitjet e tokës janë një rrezik i përhershëm në rajonin e Himalajeve, por ekspertët thonë se ato po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të shkrirjes së akullnajave. Ekspertët fajësojnë edhe shpyllëzimin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Nepal#Katastrofe#TopChannel