Juridiku nis mësimin në Gjimnaz

preview_player
Показать описание
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë janë ulur sërish në bankat e gjimnazit. Në godinën e "Petro Nini Luarasit" në kryeqytet klasat nuk kanë hapësira të mjaftueshme për të gjithë të rinjtë, të cilët për të zëvendësuar orët e humbura gjatë ditës së protestës do të zhvillojnë mësim deri në orën 11 të mbrëmjes.

"Kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për momentin".

"Është një zgjidhje më e mirë sesa të rrimë pa mësim".

"Nuk janë të mjaftueshme sallat, leksionet kanë shumë studentë".

"Në në Fakultetin tonë kemi salla të vogla, imagjinoje tani në klasat e një gjimnazi".

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë tha se kjo zgjidhje është e përkohshme deri në lirimin e ambienteve të Fakultetit nga studentët e ngujuar.

Artan Hoxha: Ashtu siç përkrahim studentët në protestën e tyre dhe të drejtat që ata kanë, nga ana tjetër duhet të garantojmë që procesi mësimor të zhvillohet i rregullt.

Disa prej tyre mbyllën me dry për pak minuta dyert e gjimnazit, veprim që solli prani të forcave të policisë në gjimnaz.

Pavarësisht nisjes së mësimit, ata shprehen të vendosur për të vazhduar ngujimin.

"Ne do të vazhdojmë të rrimë të ngujuar, nëse duan të na e djegin vitin shkollor nuk e kemi problem".

Ndërkohë Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nuk i pranoi ndryshimet ligjore të Lëvizjes Socialiste për Integrim për përfaqësimin e studentëve në vendimmarje.

Besa Shahini: Pakti i ka adresuar këto kërkesa të studentëve dhe nuk kemi nevojë të bëjmë ndryshime ligjore.Nuk ka një Universitet ku studenti përfaqësohet në masë 50% në Senat.

Albana Vokshi: Pakti nuk i paska plotësuar kërkesat e studentëve, pse i mashtroni atëherë? Pse i mashtroni studentët që janë akoma të ngujuar?

Ndërsa kryeministri, Edi Rama, njoftoi në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me qytetarët, se do të shtyhet afati i shpërndarjes së fondeve në Universitete.

Edi Rama: Ka një problem të vetëm që për të disbursuar të gjitha fondet në drejtim të Universiteteve ne kemi nevojë për lista të sakta të studentëve.

Shtyrje afati do të ketë edhe për punësimin e studentëve në administratë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundur të plotësojnë dokumentacionin në kohë.
Рекомендации по теме