Tv Klan – Aksidenti në Tiranë, gjykata lë në burg Ajas Sulejmanin |Lajme – News

preview_player
Показать описание
Në përpjekje për t’i shpëtuar syrit të kamerave, Ajas Sulejmani, shoferi 39-vjeçar i cili aksidentoi rëndë teksa po kalonin në vijat e bardha, bashkëshortët Konomi dhe foshnjën e tyre, priti përballjen me akuzat e shkeljeve të qarkullimit rrugor.
Në përfundim të seancës, Gjykata e la në burg pa afat Sulejmanin, i cili nëpërmjet avokatit të tij kërkoi zbutje të masës së sigurisë dhe hetimin në “arrest shtëpie” me argumentin se është baba i 3 fëmijëve të mitur.
Avokati Elton Hyseni gjithashtu i kërkoi gjykatës kryerjen e një akt-ekspertimi të thelluar për përdorimin e drogave nga klienti i tij me anë të gjakut, duke mos pranuar rezultatet paraprake.
Kujtojmë se pajisja drogëtestuese e policisë nxorri që 39-vjeçari ishte përdorues i dy drogërave, ndërkohë ai akuzohet nga Prokuroria se në mos respektim të shpejtësisë së lejuar dhe semaforit shkaktoi aksidentin e rëndë te Rruga e Kavajës.
Bashkëshortët Vilma dhe Arjan Konomi ndodhen ende në ambientet e spitalit ku po marrin trajtim për dëmtimet e shumta që kanë në trup nga përplasja me makinë. Fatmirësisht foshnja e tyre i shpëtoi aksidentet pa lëndime.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме