filmov
tv
'Na vranë.. ulu'! Ekzekutohet ish-polici në Malësinë e Madhe, shpëton bashkëshortja e tij!
Показать описание
#reportTV #lajmeshqip #lajme
MALËSI E MADHE-Nga festa e ngrohtë familjare për lamtumirën e radhës, në pritën e vrasësve. Ky ishte udhëtimi i fundit për Sokol Çelaj, emigrantin që sot do të largohej për në Angli, ku jetonte dhe punonte për shumë vite. Në dollinë e fundit u tha familjarëve, po iki nga ju me trishtim. Më pas i përqafoi njëri pas tjetrit.
Autorët e prisnin në mes të rrugës, 50 metra larg shtëpisë. Njeri nga ta, doli para makinës dhe shtiu me breshëri. “Na vranë.. ulu' , i tha gruas së tij e rehatuar në vendin e parë të pasagjerit. Bardha shpëtoi mrekullisht edhe pse vrasësit nuk e përjashtuan. Ekspertët gjetën dy plumba sediljen e saj. Autori i ka dalë para makinës, dhe ka qëlluar 5-6 here me zjarri kallashnikov në drejtim te mjetit tip Benz foristrade me targa angleze.
“Ndodhi në pak sekonda, Sokoli frenoi, dëgjova që më kërkoi të ulesha poshtë Pash njerëz me armë para furistradës, dëgjova të shtënat. Kur pushuan, Sokoli i mbuluar me gjak, koka e varur mbi timon’, u tha policëve Bardha Çelaj e cila vuri kujën për burrin e vrarë, dhe për djalin e tyre të vetëm që i pret në Angli të ktheheshin bashkë.
Për policinë dhe banorët e zonës, vrasja e Sokol Çelës, duket sikur ka ringjallur fantazmat e së shkuarës kur ai mbante veshur uniformën blu, rreth viteve ’90.
Pista e parë që duan të përjashtojnë hetuesit është ajo e gjakmarrjes për kolegun që vrau aksidentalisht në vitet 1989.
“Nuk besojmë që u vra për këtë histori, familjet kishin vendosur paqe midis tyre. Por është ngritur si një nga pistat e hetimit”, thotë zyrtari i lartë i policisë në Malësinë e Madhe.
Në Reç të Malësisë së Madhe nuk e besojnë një gjakmarrje pas më shumë se 30 vjetësh, por edhe nuk e injorojnë atë. Familja e djalit që u vra nga Çela, ka shumë vite e vendosur në Itali. Rrallë ndonjë pjesëtarë është shfaqur në zonë.
Sokol Çelaj jetonte në Angli dhe në vendlindje kishte ardhur më 18 gusht. Jeta në emigrim, është një tjetër orientim i hetimit për shkakun dhe autorët. Marrja në pyetje e të njohurve të çiftit Çelaj vazhdon prej mesnatës, po janë dëshmi që nuk ofrojnë informacione të dobishme për të hedhur dritë mbi ngjarjen. “ Është herët të flasim, nuk kemi akoma të dhëna të duhura’ i tha Report tv një tjetër zyrtar i lartë i anti-krimit.

Комментарии