Aksident në Korçë/ Trajleri përplaset me makinën, ndërron jetë një polic

preview_player
Показать описание
#panoramatvalbania #gazetapanorama #panoramaonline #panoramaalbania

Në afërsi të fshatit Neviçisht, në aksin Korçë-Bilisht, është regjistruar një aksident ku janë të përfshira dy automjete, një mjet i vogël dhe një trajler, të cilët po lëviznin në drejtimë të kundërta.

Sipas burimeve për Panorama TV, viktima mësohet se është drejtuesi i mjetit të vogël një oficer i Policisë së Pikës Kufitare Goricë indentiteti i të cilit mëaohet se ëshrë Ilirjan Duni.

Kamioni po qarkullonte nga Korça drejt fshatit Plases, ndërsa mjeti i vogël që drejtohej nga viktima, po ecte në drejtim të Korçës.

Nga përplasja e fortë mjeti i vogëlm ku viktima po udhëtonte i vetëm teksa kthehej nga shërbimi, është përfshirë nga flakët.

Gjithashtu Panorama TV mëson se shtetasi Vasillaq Çinoku është drejtuesi i kamionit të përfshirë në aksident.

Ndërkohë Policia dhe ambulanca kanë shkuar drejt vendngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscriber në: Gazeta Panorama

Like Gazeta Panorama Online në Facebook: Gazeta Panorama Online

Follow Gazeta Panorama në Twitter: Gazeta_Panorama
Рекомендации по теме