RTV Ora - Përgjaket Rruga e Kombit, vdes 13 vjeçarja, plagoset i ati

preview_player
Показать описание
#rtvora
Një 13-vjeçare humbi jetën pasi makina e drejtuar nga i ati doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen në Rrugën e Kombit. Aksidente u shënuan edhe në Burrel dhe Tiranë, ku një burrë në gjendje të dehur përplasi makinën e policisë.

Një vajzë vetëm 13-vjeçe humbi jetën në një aksident tragjik në Rrugën e Kombit.

Ajo po udhëtonte me të atin 44 vjeçar, G.I, i cili pranë fshatit Gëziq humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen.

Siç tregojnë pamjet në video, përplasja ka qenë e fortë.

Vajza S.I, mori plagë të rënda dhe sipas informacioneve ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërsa i ati po trajtohet në spital dhe sipas burimeve ndodhet në gjendje të rëndë.

Ekspertiza ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, por dyshimet janë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.

Më herët gjatë natës drejtuesi i një kamioni që udhëtonte nga Shkupi drejt Tiranës mbeti i plagosur pasi u detyrua të hidhet nga mjeti që doli nga rruga dhe u përmbys jashtë saj.

Aksidenti u shënua në aksin Burrel-Milot, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak u bë një parakalim i gabuar.

Në Tiranë një 47-vjeçar u arrestua nga policia pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Në tentativën për ti shpëtuar arrestimit, ai goditi një makinë të Policisë Rrugore, duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Follow RTV Ora

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ote dashur udhetar eshofera te automjeteve tregoni pak me kujdes per jeten se zoti njeher te krijon, hiqni dor nga shpejtsija mos pini alkol se merni jet njerzish

dionispaja