Berisha: Rama dhe Xhafaj dënuan sot deputetin Ervin Salianji

preview_player
Показать описание
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji.

Ish-kryeministri thotë se burgimi i Salianjit është politik si pasojë e betejës së tij kundër Edi Ramës. Sipas Berishës, deputeti demokrat u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatmir Xhafaj.

“Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar. Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме