Top News- Dyfishohen azilkërkuesit shqiptarë/ Franca e Gjermania dy shtetet me më shumë kërkesa

preview_player
Показать описание
Largimi i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe kërkesat për azil viojojnë t njohin rritje. Sipas Eurostat në periudhën janar shkurt të këtij viti janë regjistruar rreth 2 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE, shifër kjo 2 herë më e lartë se një vit më parë ndonëse mbetet rreth 20% më e ulët sesa në periudhën e para pandemisë.
Shteti më i preferuar për të kërkuar azil mbetet Franca, me gati gjysmën e aplikimeve në total, për shkak të politikave më sociale që ai ndjek ndaj emigrantëve. Drejt këtij shteti aplikimet u rritën me 130% në janar-shkurt në raport me dy muajt e parë të 2021-t.
Ndërkohë pas Francës vjen Gjermania, me rreth 24% të aplikimeve. Ndërkohë Italia e Greqia renditen pas këtyre dy shteteve euuropiane, për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë.
Sipas Eurostat, në shkurt 2022, 54 565 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 85% më shumë krahasuar me shkurtin 2021 (29 470) dhe 3% më shumë krahasuar me janarin 2022 (52 810).
Rritja nga janari në shkurt 2022 mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së aplikantëve ukrainas, ndërsa për muajin shkurt afganët ishin grupi më I madh azilkërkues, ndjekur nga Sirianët.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Dyfishimi#Azilkerkuesit#TopChannel
Рекомендации по теме
join shbcf.ru