Top News - Satelitët shqiptarë në orbitë…!/Premtimi i Ramës, por ja çfarë ka ndodhur

preview_player
Показать описание
Pa nota humori, por me një ambicie të re për sigurinë e vendit, kryeministri Rama premtoi në foltoren e kuvendit, pak muaj më parë se Shqipëria do të dërgojë dy satelitët e saj në orbitë. Një projekt ky, që nuk tingëlloi komod për veshët e deputetëve të kuvendit, të cilët e kaluan fjalën e Ramës me nota ironike.
Me një arkë shteti të rënduar ndër vite nga borxhi publik, por edhe në mes të një krize ekonomike, planet e Ramës sillnin një faturë edhe më të madhe për xhepat e qytetarëve Shqiptarë. Në muajin mars të këtij viti, pritej që Shqipëria të kishte në orbitë satelitin ‘Albania 1’, jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në mars, por për të monitoruar në kohë reale territorin e vendit tonë. Një monitorim për të cilin Rama u shpreh se është dakordësuar me kompaninë Space X të miliarderit Elon Musk, i cili e uli ndjeshëm faturën e lëshimit të satelitëve për Shqipërinë.
Por, ditëve kalendarike të këtij projekti u erdhi fundi dhe Shqipëria ende nuk po surveniohet nga sateliti ‘Albania 1’.
Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç'të duan pa pyetur fare si është puna! Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s'janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s'i ndahem jo!
Ka qenë ky komenti i Ramës, lidhur me vonesat e lëshimit të satelitëve në orbitë. Por, ajo që nuk ka bërë ende të qartë kryeministri Rama është se cila është kostoja e satelitëve. A është ky hapi i duhur, në një moment kur qytetarët po protestojnë për pamundësinë e përballimit të çmimeve? A është monitorimi nga hapësira, zgjidhja për të shtuar sigurinë dhe për të ndaluar krimin, në një moment kur Departamenti i Shtetit, thekson se korrupsioni është shtrirë tashmë brenda zyrave të qeverisë së shtetit

Pamje:AFP and Facebook Edi Rama

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Satelitët#Rama#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E ka radhen per ne burk qe te shkoje me satelit

suzanapsari
Автор

Eu ku je ram bre para gjith botes do me shku ne mars nejse edhe ashtu je si alien

vbuugbp