Top News - Një grup peshkatarësh ‘mundin’ Putinin/Rusia anulon stërvitjen pranë brigjeve të Irlandës

preview_player
Показать описание
Një komunitet peshkatarësh në pjesën jugore të Irlandës, ka marrë frymë lirshëm këtë fundjavë, pasi qeveria ruse u dorëzua përballë apeleve të banorëve lokalë që thanë se stërvitjet detare të urdhëruara nga Moska pranë brigjeve të irlandës, mund të rrezikonin jetesën e tyre.
“Jam vërtetë i shokuar”, thotë Patrik Mërfi, shef i shoqatës së peshkatarëve, “nuk e kisha imagjinuar se pak prej nesh do të mund të ndikonin në diplomacionë ndërkombëtare”. Në mesin e krizës në kufijtë e ukrainës, tensionet mes rusisë dhe perëndimit, vazhdojnë të ziejnë. Forcat e armatosura të Moskës kishin planifikuar të kryenin stërvitje rreth 150 milje larg brigjeve të irlandës, në zonën ekskluzive ekonomike të tyre, por një pjesë e peshkatarëve lokalë u rebeluan duke paralajmëruar se do të dilnin me anijet e tyre për të penguar manovrat në det. Stërvitjet do të përfshinin edhe përdorimin e artilerisë së marinës dhe lëshimin e raketave, e kjo sipas peshkatarëve do të dëmtonte rëndë ujërat nga ku ata sigurojnë bukën e gojës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Irlandë#Peshkatarët#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo 😂😂😂😂 Bravo peshkatarve 💪💪💪💪💪💪💪💪💪💪😊😊😊

juljanbezo
Автор

Dmth, Russia shumë e kujdesshme për buken e peshkatarëve...

nafriirihat
Автор

U tremb peshku 😅 Ca lajmesh loti pa' kuptim, livel shum i ulet ...po' pyesin per peshkataret shum per pershkataret ata.

adammadam