Pa Gjurmë- 58 vjecarja rrëfen dhunën që ish-bashkëshorti ushtroi mbi të (21 Shtator 2021)

preview_player
Показать описание
#pagjurme #odetadume #reportTV
Të divorcuar pas 29 viteve martesë, 58-vjecarja ka vendosur të rrëfejë dhunën që ish-bashkëshorti ushtroi mbi të dhe 3 fëmijët, arsye që e cuan në divorc ciftin nga Erseka. Nisur nga rastet e përsëritura dhe ngjarjet e rënda me bilanc tragjik të vrasjeve të grave nga burrat e tyre, 58-vjecarja merr guximin të tregojë historinë e jetës, për të mos heshur përball burrit dhunues, jo vetëm edhe për të rrëfyer mbi ece jaket në dyert e prokurorusë dhe gjykatës së apelit në Korcë, ku ende nuk ka gjetur zgjidhje. Të martuar që prej vitit 1986, cifti nga Erseka u divorcuan në prill të vitit 2015 dhe që nga ajo kohë e deri më sot nëna e tre fëmijëve ka qenë e pajisur 12 herë me urdhër mbrojtje.
Që prej vitit 2014 kur konfliktet kulmuan me dhunë në familje, kërcënimet nga ish-burri 61-vjecar kanë qenë të vazhdueshme. Nën efektin e vazhdueshëm të alkoolit, ai dhunonte ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Me kacavida në xhep dhe thikë në dorë kërcënimi shumë herë mund të kishte marrë edhe përmasa tragjike. Madje në tentativë edhe për të vrarë të bijën duke i drejtuar thikën.
Ish-bashkëhsortja ka bërë disa herë denoncimin në polici, ndërsa 61-vjeçari në katër herë i dënuar nga gjykata e rrethit Gjyqësor Korcë nuk ka bërë më shumë se 3 muaj burg.
Sa herë është lënë i lirë më shumë ia ka drejtuar thikën në fyt ish-bashkëshortes, e cila edhe pse e pajisur disa herë më urdhër mbrojtje ka jetuar në të njëjtën banesë me dhunuesin e saj. 3 vite më parë ai e dëboi duke mos e lejuar të kthehet më në shtëpi.
Ajo ende vazhdon të jetë e pajisur me një urdhër mbrojtje afati I të cilit përfundon në shkurt të 2022.
Kërkesa e 58-vjecares është të kthehet në banesë, pasi e ka të pamundur të jetojë me qira, por pa mohuar kurrsesi frikën që ka nga ish-burri nga i cili shpëtoi gjallë pa u goditur nga tehu i një sëpate, që ai mbante në dorë.
Me frikën se mund të jetë ajo viktimë radhës, ajo bën apel në emër të të gjitha grave që kanë fatin e saj.
Familja e ish-burrit në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë në dijeni për këtë dhunë që ai ushtronte mbi gruan, por ishte i përkrahur vecanërisht nga e motra, e cila bashkë me të vëllanë dhunuan ish-nusen para dyerve të Gjykatës, kur ajo kishte shkuar për të marr urdhrin e disatë të mbrojtjes.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Odeta je shum e mir zonja Nexhi zonj e nderume jeni shum te mira respekt per ju te dyja.. po emri i kti emisioni nuk pershtatet per kshtu lloj historiash ☺️

albaniaalbania
Автор

Po e thate ne kronike pra qe eshte nga erseka. Profesionalizmi on top 🤦🏼‍♀️

mrsobmrbb
Автор

U dasht babai i tij ta Reh me dru at djal e jo me kqyr prej ballkoni babai ka mundur ta shpetoj ket martes ama nuk i ka interesu as babes as nenes krejt ishit kshtu nshqipri babai dhe nena e kan per detyr sa tjen gjall me u kujdes

amaramra
Автор

. Ozot gjyna. Km hek ethe une balla po tash ska🙏🙏🙏

monakujaj
Автор

Shteti dhe ligjet tallen per kto gra lere qe ligje ska shtet i degjeneruar sju vjen turp

nikosk.a.
Автор

Me vjen keq shume per kete zonje ...dhe e them me bindje se ne ersek keshtu jane burrat as pik as presje kjo nuk genjen ...atje policat tallen ...dhe perbuzesh nga te gjith ...sidomos nje zonje e ndershme 🥲🥲🥲🥲

αλεπού-οσ
Автор

Mose. E. Beje. Pumblik. Emrin. Time. Okj

linditasula