Top News- Kanosën të miturën në Korçë/ Policia arreston të rinjtë, I morën 8 mijë euro

preview_player
Показать описание
Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona të cilët kanosnin një 17-vjeçare nëpërmjet rrjeteve sociale, ku I kërkonin para. Eris Beqo, Ksandros Bashollari, Xhulio Dapellari ranë në prangat e bluve, teksa Kristian Ali u shpall në kërkim. Sipas policisë personat në fjalë, I kanë marrë vajzës në fjalë 8 mijë euro si dhe 200 mijë lekë të rinj.
Pas denoncimit të kryer ndaj tyre, nisi hetimi për ngjarjen në fjalë. Personat në fjalë shantazhonin 17-vjeçaren duke I kërkuar para në kohë të ndryshme, të cilat ajo ua kishte dhënë. Pasi kishte komunikuar me familjarët e saj, u bë denoncimi në polici dhe më pas arrestimi I tyre.
Në momentin e kapjes së të rinjve, janë sekuestruar nga policia 6000 euro, 100 mijë lekë të rinj dhe një automjet tip “Benz”. 19-vjeçari Kristian Ali është në kërkim nga policia, ku deri më tani nuk është bërë I mundur lokalizimi I tij. Mbi 4 personat rëndon akuza "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Në orët në vijim ata do të dalin para gjykatë, ku do t’u caktohet masa e sigurisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Korce#Kanosje#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

BRAVO POLICIA PËRGJONI E SUKSESE TË KENI TË JEMI TË GATSHËM KUNDËR MASHTRIMEVE

retiriku