Dita e Librit AKEA

preview_player
Показать описание
Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) është një organizatë joqeveritare vendore e cila punën e saj e ka të bazuar në idenë e ngritjes së vlerave në shoqërinë tonë. AKEA për vite me radhë ka realizuar një sërë aktivitetesh në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, rinore, kulturore, fetare dhe intelektuale, edhe tash e tutje synon të mbajë një ritëm të tillë të punës dhe veprimtarisë në dobi të përgjithshme.

Kështu, me idenë universale për progres dhe avancim që bart me vete AKEA, me një qasje të përshtatshme me kulturën vendore dhe me rrjedhat moderne, me qasje kompakte me të gjitha kategoritë shoqërore, e me theks të veçantë, rininë, nxënësit dhe studentët, AKEA vetëm sa shton edhe më shumë projektet e saja dhe fushat e veprimit për të ardhmen.
Brenda AKEA-së funksionojnë departamente të veçanta që zhvillojnë veprimtari në fusha përkatëse, si Departamenti për Studentë, Departamenti për Femra, Departamenti për Kulturë, Departamenti për Rini dhe Sport, Departamenti për Edukim, Departamenti për Promocion, etj.

Festat e popullit tonë, ato fetare dhe ato kombëtare, na shërbejnë çdoherë si një shtysë e madhe që ne të shtojmë interesimin dhe përkushtimin që shoqërisë t’i ofrojmë modele të unitetit, dashurisë dhe vëllazërisë së ndërsjellë e veçmas të solidaritetit dhe gëzimit.
Pra Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), tashmë ka realizuar një sërë aktivitetetesh të larmishme nga sfondi edukativ, arsimor, kulturor dhe sensibilizues që kanë për qëllim jetësimin e thirrjes islame në të gjitha nivelet e jetës shoqërore.

Që nga veprimtaritë me nxënës, studentë, të rinj, ato për katëgoritë e veçanta shoqërore e deri te ato me karakter universal, AKEA ka shtrirë dorën e vizionit islam në mbarë shoqërinë kosovare, duke shënuar edhe bashkëpunime të dobishme me institucione relevante nga jeta fetare, akademike, shkencore, kulturore dhe institucionale e vendit dhe më gjerë. Si e tillë, AKEA ka bashkëpunim me të gjitha institucionet që kanë qëllime të përbashkëta dhe që kontribuojnë në ngritjen e mirëqenies së përgjithshme shoqërore, edukative, kulturore dhe morale.

Vlen të përmendet se AKEA ka realizuar bashkëpunime në disa projekte me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kuvendin Komunal të Prishtinës, Galerinë e Arteve, Universitetin e Prishtinës, Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, më shkolla fillore edhe të mesme në komuna të ndryshme të Kosovës, etj.

Në këtë mënyrë, AKEA është një organizatë e hapur për bashkëpunim, që mirëpret idetë dhe mbështetjen nga shoqëria kosovare, e veçmas nga rinia, si shtyllë e kombit tonë. Ky iftar, është një tubim dhe rast i mirë për t’i shprehur bindjet tona të përbashkëta dhe për tu njohur më mirë në rrugën e ngritjes së vlerave dhe një përkujtim mes nesh për misionin sublim që bart secili besimtar dhe besimtare në jetën e vetë. Brenda saj AKEA prej kohësh ka mbledhur pranë vetes një elitë veprimtarësh dhe studentësh që kanë vlera të dëshmuara në meset kur veprojnë, në veprimtari, punë, studime, etj.
Рекомендации по теме