Top Channel/ Korrupsioni në institucionet shtetërore, ministri: Strukturë në bashkëpunim me SPAK

preview_player
Показать описание
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka komunikuar ditën e sotme se do të ngrihet një strukturë që do të kontrollojë korrupsionin në institucionet shtetërore.

Sipas tij grupi i koordinatorëve do të shtrihet në 47 instituccione. Kjo strukturë do të mbështetet ngf SPAK dhe prokuroritë e vendit

“Është një nga hapat më të rëndësishëm rregullatorë dhe institucionalë që ka ndërmarrë qeveria në luftën kundër korrupsionit. Një rrjet koordinatorësh do shtrihet në 47 institucione shtetërore ku ofrohen shërbime për qytetarësh, trajtim të të gjitha rasteve korruptive. Do të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë punën me të gjitha organet ligjzbatuese, me prokurorinë dhe SPAK. Komisioni do të ushtrojë veprimtari parandaluese. Praktikat korruptive, institucionet me shkallë të lartë korrupsioni. Drejtoria e përgjithshme Antikorrupsion do të ketë veprimtari ndërgjegjësuese, trajnime, kurrikula, sensibilizim i i qytetarëve për pasojat e korrupsionit në Shqipëri. Do ketë bashkëpunim e ministritë e linjës dhe agjencitë ku do të shtrihet rrjeti. Bashkëpunimi thelbësor do jetë me agjencitë ligjzbatuese, me SPAK, me drejtorinë e pastrimit të parave. Thelbi do të jetë luftë kundër korrupsioni, një administratë publike efiçente. Unë do të jem drejtori kombëtar i korrupsionit që do t’ju transmetoj të rejat”, tha ministri.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#UlsManja#SPAK#TopChannelNews
Рекомендации по теме