Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive

preview_player
Показать описание
#oranews #rtvora

Voltana Ademi e vetmja demokrate mes 60 kryebashkiakëve socialistë nuk është më në krye të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Kolegët e zgjedhur në votimet e 30 qershorit, të mbledhur në Lezhë në një Asamble të Jashtëzakonshme e shkarkuan nga posti.

Pjerin Ndreu u zgjodh kryetar i ri i shoqatës, ndërsa Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli nënkryetarë.

Si nismëtar i mbledhjes së asamblesë dhe kryetar i ri, kryebashkiaku i Lezhës tha se shoqata nuk ekzistonte prej dy vitesh.

Ndërsa mohoi dyshimet e ngritura nga Voltana Ademi se pas kësaj lëvizje shoqata mund tërheqë padinë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet vendore 2019.

Kryebashkiakja e Shkodrës këtë dyshim e ngriti në dy letra dërguar ambasadorëve të huaj të akredituar në Shqipëri, më e fundit, vetëm disa orë para se socialistët ta shkarkonin.

Ademi kërkonte aty vëmendjen e ambasadorëve në lidhje me monitorimin e zhvillimeve të fundit, pasi çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cenon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.

Pjerin Ndreu: "Kjo është Asamble e jashtëzakonshme e thirrur nga 1/5 e anëtarëve. Fillimisht u thirr Komiteti Drejtues, i cili mori vendimin e Asamblesë së Jashtëzakonshme. Në Asamble morën pjesë kryetarët e 15 bashkive dhe kryetarët e Këshillave Bashkiakë. Morën pjesë 23 nga 30. Zgjodhëm stafin drejtues të shoqatës. Shoqata kishte 2 vjet që nuk mblidhej, asnjë nga anëtarët e Asamblesë nuk vihej në dijeni për asgjë dhe në këto kushte ne kërkuam mbledhjen e Jashtëzakonshme të asamblesë.

Pas propozimeve dhe votimeve u zgjodh kryesia e asamblesë së Shoqatës e përbërë nga 3 vetë, kryetar unë dhe nënkryetare Alma Hoxha dhe nënkryetar tjetër Ilir Xhakolli.

Ne nuk merremi me fantazi se çfarë thotë Gjykata Kushtetuese. Kjo është një shoqaqë që vepron dhe në shoqatë aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët. Aderimi i bashkive është bërë me vendim të Këshillit Bashkiak. Kryetarët janë përfaqësues të bashkive në shoqatë dhe nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit. Kushdo kryetar që do jetë nesër, përfaqësohet në komitetin drejtues dhe në Asamble. "

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме