Top Channel / Shtimi i sipërfaqeve bujqësore, Ledian Nushi nga menaxher u bë fermer

preview_player
Показать описание
Ledian Nushi nga Gorreja e Lushnjës është një nga ata të rinj që ka lënë profesionin e tij të menaxherit dhe i ka hyrë fushës së bujqësisë.

Pas një eksperience të gjatë në menaxhimin e restoranteve dhe bareve, Lediani vendosi që të hapë biznesin e tij. Fillimisht e ka nisur duke ngritur sera diellore në një sipërfaqe 8 dynym, ndërsa sot e ka zgjeruar këtë sipërfaqe në 17 dynym. Ai kultivon kryesisht domate, kastraveca dhe speca.

Lidhja e kontratave me pikat e eksporteve ka bërë që ky vit të jetë i kënaqshëm për të, pasi çmimi ishte shumë i favorshëm duke e dërguar prodhimin jo vetëm në Ballkan por edhe më tej në Europë.

Lediani ka një mesazh për te rinjtë.

“Vendi ynë ka hapsirë që të punohet dhe çdokush ta gjejë veten”, tha ai.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#LedianNushi#Lushnje#TopChannelNews
Рекомендации по теме