A duhet dhënë selam kur hynë në një tubim dije dhe mësimi - Feuzan

preview_player
Показать описание
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Pyetje: Kur një person hyn në një mexhlis (tubim) ku ka dijetarë, nxënës të dijes, dhe xhemat, dhe ata janë duke folur; A duhet të jap selam dhe të ulet, apo duhet të shkoj rreth të gjithëve dhe t’iu jap selam individualisht secilit?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se tubimet kanë rregulla dhe norma, kështu që nëse dikush hyn dhe ky tubim është një tubim i dijes dhe mësim, atëherë ai ulet dhe dëgjon dhe e shtynë dhënien e selamit derisa të ekzistoj një boshllëk. Po ashtu edhe nëse tubimi është tubim bisede dhe një person është duke folur dhe pjesa tjetër janë duke dëgjuar, ai po ashtu ulet dhe nuk i jep selam deri sa të ndalet ligjërimi. Nëse biseda është e shpërndarë në mesin e njerëzve të ulur, atëherë ai i jep selam të gjithëve në përgjithësi dhe ai mund të veçojë atë që dëshiron që ti japë selam veçmas.
Рекомендации по теме