Rama: Qenke komplet tap-topi. Lala: Mos me intimido

preview_player
Показать описание
Fotoja me Ardian Çapjen, subjekt i OFL-sw, është bërë temë debati këtë të enjte në emisionin Opinion” mes Edi Ramës dhe gazetares Klodiana Lala.
Rama deklaroi se fotoja është bërë në hollin e hotelit dhe Çapja ka të tjera fotografi me të. Sipas tij, fakti që ka bërë fotografi me atë person nuk tregon asgjë. Kreu i qeverisë deklaroi ndër të tjera se “nuk ka asnjë pishman” për foton.
Edi Rama: Ky është holli një hoteli ku unë kam qenë duke hyrë apo duke dalë. Më kanë ardhur këta persona dhe më thanë a mund të bëjmë një fotografi. Nuk kanë vetëm këtë fotografi. Kanë dhe një tjetër të varur në mur të bërë shumë vite më parë, sepse në ato dy tre herë që kam qenë atje kam qenë për evente. Në atë hotel ka një sallë konference, kemi bërë fotografi dhe çfarë tregon kjo?
Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që OFL ka deklaruar dy ditë më parë që ka urdhëruar vrasje?
Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.
Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto, që mund të ishit të rrezikuar?
Edi Rama: Fare, fare. Zonjë ne jemi bashkë këtu, mund të bëjmë fotografi, por nuk jemi në shoqëri këtu. Unë jam këtu në shoqërinë e Fevziut që ka ardhur me shoqërinë e vet. Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…
Klodiana Lala: Këtij zotërisë këtu i keni dërguar një formular. Ajo vajza me syze e OFL-së i ka vajtur atje… Ky zotëria do duhet të ishte prapa hekurave. Do duhej të kishte përgjigje edhe për të vrarët në familjen e tij. OFL përtej të tjerave që është një akt normativ në kundërshtim me ligjin
Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap-topi ndaj kësaj fushe…
Klodiana Lala: Mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…
Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po ku e ke Mark Markun o Fevzi? Kjo qenka…. ç’qenka kjo mo? Ke 10 minuta që flet përçart.
Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…
Edi Rama: Do jap përgjigje por t’i duhet ta mbyllësh gojën kur flas unë!
Blendi Fevziu: O Klodi, po të fut në kurth. Mos e merr personale. Ke shkuar në një vend të pacertifikuar. Jepi përgjigje kësaj.
Edi Rama: OFL nuk e çoj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Sa i përket fotografisë nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera se nuk kanë lidhje fare këto gjëra. Ju doni të lidhni gjëra që nuk kanë lidhje.
#edirama #klodiana lala, #debati
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo Lala, ju ke ba zbor edhe Fevziut edhe Rames. Bravo!

otherone
Автор

Femer e fortë profesionale respekte vlere

AlfrdoGjini
Автор

KLODJANA LALA. JE E
Mrekullueshme, ,ramavirusi
eshte I mbaruar, ,

skenderskender
Автор

Respekt burrit që i rri në shtrat kësaj Lalës...
HERO

stopinjorancestuaj
Автор

Brravo z Lala, ,ja nxore
mashtrimet piktorit

skenderskender
Автор

Bravo lala ai nuk do me fjal do ndryshe

Vlore-gg
Автор

Kjo Gazetarja Klodi, është profil investigiv i CSI, shumë e aftë është një profiler kundër krimit, respekte

kalorsi_inatesdarkwalkmann
Автор

Klodi bravo. Je nje gazetare nga me te mirat. 🙏

miraprofi
Автор

Bravo adash kjo e ka te registrato car duhet te thote

ediisa
Автор

Bravo Edi je fenomenal i vure perpara te gjithe keta bythlepirsat e saliut e para ajo gaxhgaunia te lumt

BujarMetushi
Автор

Moj ti Lala, qe je nje gazetare Tap Topi dhe llapallapallapallapa e pa afte si gazetare, kete NUK E LUAN AS TOPI !!

lulzim
Автор

Kryeministrit nuk i pelcen demaskimimi hahahaha bravo z lala

lazerkodra
Автор

Televizione gallate, televizione sallate, që gajasin gjithë botën .mirë thuhet që pa gallatë të shkurtohet jeta!

tahirzenelaj
Автор

lufta e netit. rama ka hedhur gjithe qénte e tij per te share Lalen neper komente. a thua e kemi Lalen miss, dhe jo gazetare

lolaass
Автор

Rama ji se eshte i mire por me te mire nuk gjejm dot

kelicaci
Автор

MOJ LLAPAZARE NA CMENDE LERI TE FLASI EDI RAMA NA E SHPIFE

monazidra
Автор

Te lumt moj Zonje e cakerdise fare, po i del doza nga syte

ilirdaci
Автор

Hahaha kjo qenka fiks, I qmendi gjith hahaha

ervisbalaj
Автор

😘Rama pse lodhesh me mumje🌹💥, 👏👏 L'ala nuk mundet me nejt pa fol, kafaj Bledi Lalen me nxjer jashte, osé te flasin vetem Bledin dhe Lalen, mos te mar pjes tjeter kush,

edozemra
Автор

Car eshte kjo e cpifur, si dhi e heger, ,

ΧρηστοςΚεραμητζης
visit shbcf.ru