Top News- Demokratët në Kuvendin e dytë/ A do të ketë shkarkime në rendin e ditës

preview_player
Показать описание
Me propozim të kryetarit Lulzim Basha dhe me votat e 26 anëtarëve të kryesisë, Partia Demokratike mban këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar, 1 javë pas një tjetër Kuvendi të thirrur nga delegatët.
Një event i cilësuar si një anti-Kuvend nga lideri historik Sali Berisha, për kryedemokratin Lulzim Basha është momenti për zë zgjedhur të ardhmen.
Rendi i ditës për këtë Kuvend Kombëtar është përcaktuar në mbledhjen e kryesisë së 15 nëntorit, ku parashikon:
“I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnëinteresat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendëne saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimine Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
III. Miratimine programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.
Nuk dihet ende nëse nisur nga pika e parë e rendit të ditës, do të ketë shkarkime e përjashtime nga PD apo jo, pasi sipas kryedemokratit Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha po dëmton interesat e PD për ato personale.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Demokratët#Kuvendi#TopChannel
Рекомендации по теме