Top News - Mbërrijnë mbi 35 mijë vaksina/ Në luftë me pandeminë, SHBA mbështet Kosovën

preview_player
Показать описание
Këtë të premte ka mbërritur sasia e parë e vaksinave Pfizer, në Kosovë, doza këto të dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ashtu sic ishte premtuar, qeveria amerikane dërgoi 35 mijë e 100 doza të vaksinës anti covid. Dërgimi I këtyre dozave u bë në kuadër të programit Covax, I cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në 92 shtete të varfra, në mënyrë që njerëzit të imunizohen dhe të ulet mundësia e fataliteteve.

Pas mbërritjes së këtij kontingjenti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se në muajin mars i kishte shkruar presidentit amerikan, Joe Biden për t’i kërkuar që të dërgojë në Kosovë vaksina.

“Vlera e këtij donacioni vaksinash shkon përtej numrave. Sot triumfon solidariteti dhe rikonfirmohet edhe miqësia e fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës. Ky veprim është vula e shprehjes sonë popullore se ‘miku i mirë shihet në ditë të vështira’”, u shpreh Osmani.

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett rikujtoi se SHBA-ja është donatori më i madh i COVAX-it ku ka kontribuar me 2 miliardë dollarë.

“Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh i vaksinave që Kosova ka marrë nga ndonjë shtet i vetëm apo organizatë”, tha Kosnett.

Ndër të tjera, ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen, pasi theksoi se vetëm “së bashku mund ta mposhtim covid-19”.

Dhurimi i këtyre vaksinave për Kosovën ndodhi në një periudhë kur vendi po përballet me një situatë serioze me pandeminë e covid-19.

Deri më tani, në Kosovë 227 mijë e 581 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 666 mijë e 476.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vaksinat#TopChannel
Рекомендации по теме