Top News - Vritet barabarisht nëna e 3 fëmijëve/ Trupi i saj u gjet 10 ditë më vonë në një pellg

preview_player
Показать описание
Trupi i një gruaje të zhdukur u gjet në një pellg në Oklahoma. Në lidhje me ngjarjen janë vënë në prangat e policisë tre persona. Sipas Byrosë Shtetërore të Hetimit thuhet se një nga të dyshuarit e ka pranuar që ka vrarë 40 vjecaren.
Strozier u raportua e zhdukur që nga data 19 korrik, dhe pesë ditë më vonë makina e saj u gjet e braktisur. Hetuesit besojnë se viktima u torturua në një shtëpi të lëvizshme para se të hidhej në pellg. I dyshuari kryesor që pranoi krimin tha para policisë se një i dyshuar tjetër, Austin Johnson, 23 vjeç, ishte me të gjatë vrasjes.
Ndërkohë një person I tretë akuzohet se ka tentuar të pengojnë punën e një oficeri për zbardhjen e ngjarjes. Tara Strozier ishte nëna e tre femijëvë të mitur. Ende nuk është se pse të arrestuarit e bënë një gjë të tillë prandaj vazhdojnë hetimet përkatëse nga anë e prokurorisë. Familjarët e viktimët janë shokuar nga lajmi I tmerrshëm dhe të dëshpëruar kërkojnë drejtësi për Tarën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме