Uniko – Lypësja e Elbasanit pranon vrasjen e burrit? “Ose do na vriste ose do ta vrisnim”

preview_player
Показать описание
Donika Jonuzi, e cila dyshohet si organizatore e vrasjes së burrit të saj Ilir Osmani, thotë se ky i fundit ose do t’i vriste të gjithë ose do ta vrisnin ata.

Kjo deklaratë e saj e bërë gjatë intervistës me gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko në Klan Plus, lë të hapur çdo pistë për hetuesit e Kosovës.

Krimi ndodhi në Pejë të Kosovës gjatë muajit Prill të këtij viti. Ilir Osmani nga Elbasani humbi jetën në një ngjarje me automjet që u duk si aksidentale. Ai u përplas nga makina teksa po ecte në trotuar. Por pa kqyrjes së kamerave të sigurisë, rezultoi se përplasja ishte e qëllimshme.

Shoferi i makinës që përplasi për vdekje Ilir Osmani është Serxhio Osmani 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit. Donika Jonuzi ishte bashkëjetuesja e Ilir Osmanit.

Makina ndryshoi korsi dhe u futu mbi trotuar duke përplasur për vdekje Ilir Osmanin. Në momentin e përplasjes, sipas hetuesve rezulton që shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe nuk ka shenja frenimi.

Familjarët e Ilir Osmanit akuzojnë ish-bashkëjetuesen e djaliut, Donikën, si organizatore.

Kjo e fundit është shprehur në intervistë se Ilir Osmani e kërcënonte dhe për këtë arsye ishte larguar në Pejë ku lypte.

Spartak Koka: Interesi më i lartë është të zbardhet e vërteta e një njeriu që ka humbur jetën.

Donika Jonuzi: Nipi im Serxho e vrau, jam shumë dakord, por nuk donte që ta vriste.

Spartak Koka: Të kishte thënë ndonjëherë ty më përpara që mund ta plagoste, thjesht ta trembte.

Donika Jonuzi: Serxho thoshte që pse arriti Iliri të na bëjë këtë. Si na i bëri Iliri gjithë këto gjëra?

Spartak Koka: A kishte një mënyrë tjetër se si mund të zgjidhej ky konflikt pa arritur në vrasje?

Donika Jonuzi: Nuk zgjidhej, për mua nuk zgjidhej, se unë nuk doja të shkoja më tek Iliri se kam vuajtur. Zgjidhje tjetër nuk kishte. Unë nuk doja të shkoja te Iliri më. Se më ka ardhur e motra, ajo Pranvera, atë nuk e shoh dot.

Spartak Koka: Je zënë me atë?

Donika Jonuzi: Jo nuk jam zënë, por nuk është realiteti ato që ka folur. Unë dua drejtësinë. Drejtësinë e nipit tim. Dua drejtësinë time që unë kam arritur në Pejë të lyp.

Spartak Koka: Serxho, sipas teje, është i fajshëm apo i pafajshëm?

Donika Jonuzi: Jo nuk është i fajshëm.

Spartak Koka: Duhet liruar ai?

Donika Jonuzi: Jo. Nuk them që të lirohet sot, por të marri atë që ka bërë dëmin.

Spartak Koka: Por nuk është i fajshëm?

Donika Jonuzi: Nuk është i fajshëm.

Spartak Koka: Ju thoni e ka bërë për mbrojtje?

Donika Jonuzi: Po se do na vriste Iliri.

Spartak Koka: Pra, ose do t’ju vriste ose do e vrisnit? Zgjidhje tjetër nuk kishte?

Donika Jonuzi: Nuk kishte tjetër! Se ai më donte me zor mua. Unë nuk doja se vuajtjet e mia i dinte shpirti im.

Spartak Koka: Kush ishin këto vuajtjet kaq të mëdha?

Donika Jonuzi: Droga. Ai po s’pinte drogë, tërbohej, çmendej.

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kjo shum gënjeshtra dhe mashtrime ne intervistën e saj duket e dyshimtë

sandraloku
Автор

Zot na ruaj nga kjo .gjynah ai i ziu qe vdiq

Leai
Автор

Kjo qenka shume e rezikshme njeri me shume fytyra

sadijebegu
Автор

Po kjo tha na demshperbleu shteti per diegien e shtepise 4 miljon nese do e kishte diegur ai pse do e demshpreblemet shteti???

born
Автор

Kjo vetem po po po popo popo di te thote😮

alehandraalehandra
Автор

Si ka mundsi qe esht e lir kjo nëperka?

artaneagle
Автор

Na është mbush Qyteti i pejës me kso saqe kam ndis të kem frik 🙁 prej tyre mendonim se jan njerz qe nuk kan ama jo aq arrogante

Nevergiveup-pwjm
Автор

Ndoshta edhe ka te drejte kjo grua ndoshta e thote te verteten nuk duhet gjikuar

Iliria