Top News - Abuzimet me tenderin e uniformave/ SPAK arreston 9 zyrtarë të ministrisë së Brendshme

preview_player
Показать описание
Furtuna e SPAK ka vazhduar dhe radhën e kanë pasur 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të ministrisë së Brendshme të cilët akuzohen se shkelën barazinë në tendera! Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë arrestuar mëngjesin e së shtunës dhe një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie’, pas një operacioni disa mujor të kryer nga SPAK. Dyshohet se këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në abuzime në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera. Pas opreacionit të ndërmarrë në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK është Edlira Naqellari, e cila 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme. Policia arretoi gjithashtu Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin, ndërsa Anisa Bogdanin është lënë në arrest shtëpie. Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal. Sias dosjes hetimre rezulton se maj të 2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari Policisë së Shtetit, me objekt ‘Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, me fond limit rreth 2 miliardë e tetëqind milionë lekë. Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtore e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi. Gjatë operacionit të ndërmarrë nga spak janë kryer kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve. Hetimi do të vijojë më tej për të sqaruar çdo rrethanë që lidhet me provueshmërinë plotë të veprës penale të kryer dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SPAK#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Nese nuk do kryeministri te ket kurrupsjon nuk ka, pytja esht e do ky i joni mos ket korrupsjon ??

ALBERTUSE