Tv Klan - Shembet tavani, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

preview_player
Показать описание
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Qerret mesditën e kësaj të hëne. Shaban Shehi, 55-vjeç humbi jetën pasi tarraca e banesës së tij e zuri poshtë. Së bashku me të ishte edhe 27-vjeçari Alfred Roshi, i punësuar nga Shehu. Ata po kryenin punime ndërtimi kur tarraca i zuri të dy poshtë.

Por policia mundi të nxjerrë të gjallë vetëm të riun, i cili është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Shaban Shehi (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Alfred Roshi. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме