Akuzohet se tentoi te perdhunonte te mituren, polici mohon akuzen: Eshte inskenim| ABC News Albania

preview_player
Показать описание
Inskenim, kështu e ka quan ngjarjen e 29 prillit efektivi i policimit në komunitet që duhet të mbrojë qytetarët, Kol Kola.
Ai u arrestua të martën si dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Polici i Ishull Lezhë, Kola  u denoncua nga një 13 vjeçare. Kjo e fundit ka shkuar me 62 vjeçarin, pasi ky i fundit i ka thënë se do ta shoqëronte për në komisariat, por ai e çoi në një banesës që e ka në përdorim në Lezhë. Sipas saj ai ka tentuar ta përdhunojë.

Burimet tregojnë se në dëshminë e tij efektivi ka mohuar tentativën për abuzim seksual.

“Është inskenim! Unë nuk e njoh vajzën. Më ngriti dorën në rrugë dhe ndalova makinën për ta ndihmuar. E çova vajzën në banesë pasi e kërkoi vetë. Nuk e kam ngacmuar seksualisht”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë nuk ka bindur grupin hetimor për pafajësinë e tij.

Kol Kola, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, dyshohet se ka mashtruar një vajzë 13 vjeçare duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Sipas drejtorisë së qarkut Lezhë, 62 vjeçari i ka thënë 13 vjeçares se do e shoqëronte në komisariat. Nuk e mbajti fjalën por e çoi në një banesë në Lezhë.

Sipas dëshmisë të vajzës ai nuk arriti ta përdhunojë, pasi pasi ajo mundi ti shkëputet nga duart.

Per informacionet me te fundit klikoni:

#abcnews #abcnewsalbania
Рекомендации по теме