Shije Shtëpie - Emisioni 14 Shtator 2022

preview_player
Показать описание
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Adja Angjeli – trajnere shëndeti

Bedat Dini – çiklist

Insert: Valbona Sylasani – blogere gatimi

Gazetare: Ermelinda Ndoja

Çomlek me qepujka të thata

600 g mish viçi

1 qepë e madhe

800 g qepujka të thata

2 kokë hudhra

2-3 gjethe dafine

1 lugë gjellë salcë koncetratë

1 gotë verë

5-6 kokrra piper të zi

Vaj për gatim

Kripë + piper të zi

2 lugë gjellë uthull

Në një tenxhere të thellë kaurdisim mishin të prerë në racione ose kubik të mëdhenë ( sa një kafshatë). E skuqim mishin mirë duke shtuar më pas një qepë të grirë shumë imët. I kaurdisim së bashku derisa qepa të tretet mirë. E shuajmë mishin dhe qepën me verë dhe e lëmë alkoolin e verës të avullojë. Shtojmë salcën dhe ujë sa të mbulohet mishi duke e lënë të ziejë për 30 minuta.

Ndërkohë në një tigan e ngrohim dhe e kaurdisim qepujkën derisa të zverdhet pak. Më pas i vendosim ato në një tavë dheu, shtojmë 3 gjethe dafinë dhe disa kokrra piper të zi. Largojmë mishin nga zjarri dhe e shtojmë atë mbi qepujkën në tavën e dheut, i rregullojmë mirë shtojmë 2 koka hudhra në tavë fillimisht e mbulojmë me letër pjekjeje dhe alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 40-45 min. 10 min e fundit largojmë letrat dhe e lëmë çomlekun të marrë faqe.

Fogaçe

550 gr miell 00

1 pako maja birre

1lugë sheqer

150 ml ujë të ngrohtë

150 ml qumësht të ngrohtë

100 ml vaj ulliri

1 lugë çaji kripë

Kripë e trashë/ Rozmarinë e freskët

Në një tas vendosim produktet e thata. Miell, maja, sheqer. Nëese kemi një grusht miell semola mund ta përziejmë me miellin 00 për ta bërë fugaçin më të shkrifët. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit e thatë në tas. Në një tas tjetër vendosim ujin e vakët, kripë, vaj dhe përbërësit e lëngshëm i përziejmë mirë. Fillojmë të shtojmë në tasin me qumësht miell pak nga pak duke e përzier me gishtat e dorës derisa të formohet një brumë jo shumë i fortë.

Vendosim brumin në një tas bëjmë një prerje kryq në majë të brumit dhe e mbulojmë me celofan. E lëmë brumin të fermentohet për 1 orë e 30 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë e shohim që brumi dyfishohet. E largojmë nga tasi e punojmë shumë pak lehtë dhe pasi lyejmë tavën me vaj e vendosim brumin dhe i japim formën e tavës me majat e gishtërinjve. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë 20 minuta.

Në një gotë vendosim 2 lugë gjellë ujë + 2 lugë gjelle vaj. E përziejmë dhe lyejmë komplet sipërfaqen fogaçes. E spërkasim me kripë të trashë dhe rozmarinë të freskët. Vendosim fogaçen në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
#adjaangjeli #bedatdini #valbonasylasani #ermelindandoja
Рекомендации по теме