Top Channel/ Putin niset “drejt frontit”; presidenti rus mbikqyr vetë stërvitjet ushtarake!

preview_player
Показать описание
Të shtunën, Rusia zhvillon stërvitje të reja ushtarake të cilat këtë herë do të mbikqyren nga vetë presidenti Vladimir Putin, e pohuar kjo nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Njoftimi vjen në kohë kur shqetësimet e një pushtimi të mundshëm të Ukrainës nga focat e Moskës, mbeten të larta. “Në 19 shkurt janë planifikuar stërvitje të forcave strategjike që do të mbahen nën mbikëqyrjen e Komandantit Suprem të forcave të armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë së cilave do të lëshohen raketa balistike dhe lundruese”, thuhet në njoftim. Aty sqarohet se në manovra do të marrin pjesë trupa dhe pajisje të forcave të hapësirës ajrore nga rajoni jugor, ai verior dhe Deti i Zi. Deklarata erdhi dosa orë pasi lideri autoritar i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, njëkohësisht aleat i palëkundur i Putinit, mberriti në Moskë për të zhvilluar bisedime me presidentin rus. Biseda e tyre thuhet se do të fokusohet tek tërheqja ose jo e trupave ruse nga Bjellorusia kur të përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake në 20 shkurt. Pjesëmarrja e mbi 30,000 trupave në këto stërvitje ka shqetësuar Perëndimin rreth qëllimeve të vërteta të Kremlinit . Inteligjenca amerikane vlerëson se rreth 130,000 trupa dhe pajisje ushtarake gjenden aktualisht në zonat në kufi me Ukrainën.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Putin#Russia#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Edhe media osht po pjese e ketyre edhe keta jane te varur por njerzit besojne akoma

gara
Автор

ahhhh sikur te ndodhte noj aksident dhe te shkomin ne Ajr qe te gjith atypari😂😂😂😂😂😂😂

xhavitbaldedali
Автор

Zoti ju Denoft per pushtet po I Mbisni njerzit te pa fjashem

hellbanianz
Автор

Kena me dek po qysh skena me dek mebkta russ tleshitt

arjanitzariqi