Tv Klan - Këshilli i Imuniteteve i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt

preview_player
Показать описание
Pas dy ditë mbledhjesh Këshilli i Mandateve vendosi t’i japë autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj.

Mazhoranca dhe opozita në Këshill, ndonëse me raporte të ndryshme, ishin në një qëndrim të përbashkët sa i përket dhënies së autorizimit për kërkesën e SPAK.

Deputeti i PS Arben Pëllumbi: Sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt.
Deputeti i PD Gazment Bardhi: Çdo vonesë është pengim i drejtësisë, çdo vonesë n dihmon personin nën hetim të akuzuar për 3 vepra të rënda penale.
Deputeti i PD Ervin Salianji: Ky rast është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë, por besoj për pak edhe në sy të publikut, një rast të madh korrupsioni, ku gjithë qeveria, pothuajse e gjithë qeveria është e përfshirë.
Mbledhja, ashtu si edhe të martën, nisi me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së Kuvendit dhe shkak u bë dita se kur duhet të mbahet seanca plenare, e cila do të votojë raportin që do të hartojë Këshilli i Mandateve për kërkesën e SPAK.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se deputeti demokrat, Gazmend Bardhi kërkoi që raporti të futet për votim në seancën e kësaj të enjte, por Konferenca miratoi propozimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që seanca e posaçme për votimin e këtij raporti të mbahet të hënën e ardhshme në orën 17:00.

Për rreth 2 orë avokatët e Ahmetajt paraqitën para këshillit argumentet e tyre duke bërë të qartë se kërkesa për arrestimin e tij është e pajustifikuar.

Ata pretenduan se në materialin e akuzës nuk paraqitet asnjë shkak i ligjshëm, që ta bëjë të domosdoshëm arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, duke evidentuar se ai nuk ka patur asnjë rol vendimmarrës në koncensionet e inceneratorëve dhe se provat e paraqitura në dosje nuk vërtetojnë ndonjë favorizim për biznesmenët që i kanë fituar ato.

Të njëjtin qëndrim ata e mbajtën edhe pas seancës, duke folur për mediat.

"Në material nuk kishte asgjë që të mund të përmbante fakt arsye pse kërkojnë që të marrin një masë sigurie ekstreme ndaj deputetit. Jemi kundër arrestit të një deputeti", u shpreh avokati Ardian Visha.

"Nuk ka asnjë fshehje të pasurisë, nuk ka asnjë akt korruptiv në lidhje me inceneratorët", tha avokati i dytë Henrik Ligori.

Ata pranuan se Ahmetaj ishte jashtë Shqipërisë, por refuzuan në mënyrë kategorike që vizita e tij të jetë një përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë.

Teksa mazhoranca kërkoi kohe deri te premten për të hartuar raportin e saj, opozita e depozitoi të vetin në Kuvend, me anë të së cilit i rekomandohet seancës plenare të votojë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv/Kryeministrit.

Në raportin e tyre, akuzat e ngritura nga SPAK i konsiderojnë të bazuara në fakte, ndërsa shkeljet e pretenduara të Ahmetajt i konsiderojnë të rënda.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.

Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e incenaratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbahen pa praninë e medias.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме