Top News - Rama, vizitë vetëm disa orë në Itali / Në prag të samitit, do takohet me Giorgia Meloni

preview_player
Показать описание
Rama do të udhëtojë drejt Italisë, të premten e 2 Dhjetorit, ku është planifikuar të zhvillojë një takim me homologen e tij të sapozgjedhur në detyrë, Giorgia Meloni.
Kjo është hera e parë që Rama takohet me kryeministren italiane, që pas betimit të saj përpara presidentit Sergio Mattarella. Më herët Rama dhe Meloni kanë shkëmbyer mesazhe urimi në distancë, ku nuk kanë lënë pa nënvizuar lidhjet e gjata histroike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u zotuar që bashkëpunimi mes dy vendeve të thellohet edhe më tej.
Pikërisht bashkëpunimi bilateral do të jetë në fokus të diskutimeve mes dy kryeministrave. Rama do të mirëpritet zyrtarisht në pallatin qeveritar, ku pritet të ketë diskutime me lideren e ‘Fratelli d’Italia’.
Takimi me Giorga Melonin vjen vetëm një ditë, pasi kryeministri Rama do të presë në zyrën e tij në Tiranë, presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier, vizitë e cila ndodh për herë të parë në 27 vite. Ndërkohë java e ardhshme do të mbledhë 27 liderët e Bashkimit Europian dhe gjashtë kryeministrat dhe presidentët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Kongreseve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Rama#Itali
Рекомендации по теме