Parlamenti miraton me 74 vota buxhetin 2005 (21 Dhjetor 2004)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2004

Qeveria Nano merr 74 vota në kuvend duke miratuar kështu buxhetin e shumë për folur 2005-së i cili pavarësisht se u përdor si kërcënim nga aleatët e partisë Socialiste mundi të sigurojë votat e tyre në elektronikë me përjashtim të kreut social demokrat Gjinushi i cili nuk ishte i pranishëm dhe abstenimit të Gaqo Apostolit.

Parlamenti i rrëzoi mendimet e propozuar nga partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim të cilët reflektuan me 51 vota kundra dhe 8 abstenime.

Sali Berisha: “Ti o kryetar i hajdutëve të Shqipërisë, po të lexoj tabelat ndërkombëtare se sa vjedh ti me çetën e hajdutëve të tu. Kjo tabelë thotë se Shqipëria vjedh 22.7% të GDP si taksa ndërsa Maqedonia ku kërkove strehim politik vjedh 36%. Çfarë do të thotë kjo o kapedarë që çirreni si mercenarë të krimit këtu në parlament? Kjo do të thotë se kjo bandë u vjedh shqiptarëve jo aq sa thashë unë 700 milion euro, por 1.1 miliard euro”

Namik Dokle: “Ju zbatoni urdhrat e këtij që qëndron këtu. Jeni mësuar ju komandon si ushtarë. Ja ky ju komandon dhe jua bëri me shenjë dhe dolët këtu të gjithë. Ja çfarë jeni ju. Vazhdon votimi, vazhdon votimi. Ik ore se ti je polic nuk je ushtarë të ngatërrova ty.”

Fatos Nano: “Sa për krahasimet dhe kërcënimet që bën Berisha ne kemi 8 vjet në mos 12-të që përpiqemi ta ç’helmojmë këtë burrin, ta kurojmë, ta rikuperojmë, ta rehabilitojmë, por mesa duket këtë e ka helmuar shejtani dhe mirë është kështu siç është dhe nuk ka nevojë ta helmojmë prap.”

Dritan Prifti: “Ketu në parlamentin tonë ndodh një gjë e çuditshme. Këtu deputetët janë ndarë në deputetë të popullit dhe në deputetët të partisë. Unë edhe si urim për vitin që vjen shpresoj që parlamenti tjetër në 2005-ën të ketë sa më shumë deputetë të përgjegjshëm.

Gazetare: Arta Tozaj

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru