Top Channel/ “Benzi” përplaset me zetorin, shihni si ka përfunduar në rrugë mjeti bujqësor

preview_player
Показать описание
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtemi

Mësohet se janë përplasur një mjet tip Benz me një mjet bujqësor (zetor). Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës.

Aktualisht gjendja e tij ende nuk bëhet e ditur, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Aksidenti i regjistruar pak minuta më parë në këtë aks ka rënduar edhe trafikun.

Informacion paraprak

Më datë 10.05.2021, rreth orës 12:20, pranë fshatit Vashtëmi, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe mjeti bujqësor tip traktor me drejtues shtetasin I. K., rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Korçë#Aksident#TopChannel
Рекомендации по теме