filmov
tv
Banorët në Fushë Milot: Shteti na “ha” sipërfaqen për kompensim

Показать описание
#oranews #fushemilot
Banorët e fshatit Prozhme në Kurbin u përplasën me punonjësit e firmës që po ndërton rrugët dytësore përgjatë autostradës, Durrës-Kukës. Ata pretendojnë se sipërfaqët që u dëmtohen janë më të mëdha nga sa u kanë llogaritur dhe vlera e pronës më e lartë nga ajo e përcaktuar nga qeveria.
Ndërtimi i rrugëve dytësore përgjatë autostradës Durrës-Kukës u kundërshtua nga banorët e fshatit Prozhme në Fushë-Milot të Kurbinit.
Ata u përplasen me punonjësit e firmës dhe policinë këtë të martë, 2 nentor 2022, pasi pretendojnë se projekti i Autoritetit Rrugor Shqiptar është bërë pa konsultime
Banorët: "Na shoqëroi policia se kemi penguar punëtorët e firmës. Policinë e komandon Euroteorema, jo shteti"
Janë rreth 90 familje prona e të cilëve preket nga rruga, dhe sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave do të kompensohen me 2 milion e 720 mije lek per dynym.
Por banorët thonë se sipërfaqët që u dëmtohen janë më të mëdha nga sa u kanë llogaritur dhe vlera e pronës më e lartë nga ajo e përcaktuar nga qeveria.
"Nuk njihet ligji, as prona private. Kjo dëmtohet pa asnjë lloj kriteri. Ja pse shqiptarët po ikin" thotë një protestues.
Puna për ndërtimin e rrugëve dytësore në zonën e Kurbinit ka nisur prej vitit 2017, por në disa vende punimet bllokuar për shkak të rezistences së banorëve, të cilët nuk kanë lejuar firmën që të prekë pronat e tyre.
Follow Televizionin Ora News