Ambulanca perplaset me dy automjete, plagosen 5 persona | ABC News Albania

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në kryqëzimin pranë fshatit Larushk. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur 5 persona të cilët janë transportuar ne spitalin e Traumës në Tiranë. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Nga të dhënat e para mësohet se në aksident janë përfshirë një autoambulancë e spitalit të Dibrës dhe dy autovetura. Sipas policisë, shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërës prej autoveturave është bërë shkak për këtë aksident./ABC News Albania 24/7
Рекомендации по теме