Skenari i protestës/ Balliu: Të shtunën fillon revoltë kombëtare

preview_player
Показать описание
Të shtunën më 11 Shkurt, Partia Demokratike ka thirrur protestë kundër qeverisë Rama.

Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, është shprehur se të shtunën do të fillojë revolta kombëtare . Dhe sipas tij, kazusi është çështja “McGonigal”.

Blendi Fevziu: Revolucioni fillon të shtunën apo të shtunën është pararevolucioni?

Klevis Balliu: Revolucioni nuk ka… Sado që të bëni diskutime…

Blendi Fevziu: Të shtunën fillon mosbindje civile?

Klevis Balliu: Fillon. Fillon revoltë kombëtare. Jemi para një fakti konkret sot, rasti McGonigal vërtetoi që këtu ka tentativë për rikthimin e regjimit monist. Ekzekutimi i opozitës të çon në regjim. Regjimet nuk mjaftojnë vetëm me denoncime. Kemi renditur gjithçka, inceneratorë, PPP, koncesione, droga, trafiku, vrasës në Parlament…

Blendi Fevziu: Dhe çfarë skenari keni?

Klevis Balliu: Në qoftë se do të jemi realist me çdo qytetar, asnjë nuk thotë që kjo është diçka e lehtë për t’u bërë. Por që nevoja, dhe kjo protestë nuk është as film që fillon në 5 e mbaron në 7, por është një nevojë që lind nga ndjenja edhe për dashurinë e vendit, edhe për familjet shqiptare.

Blendi Fevziu: Dhe çfarë do bëni?

Klevis Balliu: Kjo revoltë nis të shtunën dhe nuk ndalet deri në arritjen e qëllimit të saj dhe do të njohë patjetër çdo formë.

Blendi Fevziu: Nuk ndalet do të thotë që do të jetë një mosbindje e organizuar apo do ketë një organizim dhe pastaj do ktheheni kur të vijë situata tjetër. Pra është një gjë e organizuar apo është diçka që ja lini spontanitetit dhe vullnetit të qytetarëve?

Klevis Balliu: PD ka detyrën të mbledhi qytetarë dhe t’i mbështesë në një revolucion kombëtar dhe kjo parti do t’i dali zot çdo qytetari.

Blendi Fevziu: A mund të ma shpjegosh konceptin e revolucionit? Se në 20 Janar në darkë Edi Rama ka thënë populli mund ta kalojë opozitën.. dhe ndodhi çfarë ndodhi.

Klevis Balliu: Mos ta krahasojmë asnjëherë një parti kriminelësh me PD.

Blendi Fevziu: Çfarë është revolucioni për ju?

Klevis Balliu: Revolucioni është që çdo shesh, çdo cep i Shqipërisë, çdo moment ku Edi Rama tenton të vjedhë, të vazhdojë organizimin për rikthimin e diktaturës në Shqipëri, do të përballet me revoltë qytetare me çdo formë.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме