Uniko - Dan Hutra: Mësova që Alketa ishte 45 ditëshe shtatzënë, unë kisha 22 ditë që e njihja

preview_player
Показать описание
Dan Hutra: Pas 22 ditëve Alketa dyshon për një shtatzëni. Dhe del me plakën time dhe marrin një test shtatzanie dhe e kryejnë. Dhe rezulton që ishte shtatzanë. Kam qenë në Kamzë, kur më ka marrë në telefon dhe më kanë thënë..domethënë më tregoi që ishte shtatzanë. Jam gëzuar shumë, kam ndaluar makinën se kisha frikë që do bëja ndonjë aksident ose ndonjë gjë, ishte dita më e lumtur e jetës time. Jam ndalur në ca dyqane, kam kryer ato që kryen një mashkull, detyrimet që i takojnë një mashkulli ca unaza, ca lule ca budalliqe. Kam shkuar e kam marrë familjen e Alketës dhe kam vajtur te shtëpia bashkë me të. Kam lajmëruar gjithë njerëzit në Kukës, dhe po atë ditë kam bërë një drekë shumë të madhe në Tiranë. Të nesërmen, duke u mundur duke u interesuar për ta, e marr dhe e çoj dhe i bëj një eko. I bëri ekon doktoresha në Kamzë, më thotë që nusja është 45 ditë shtatzënë. Ndërkohë unë kisha 22 ditë fiks që isha njohur jo që kishte fjetur te shtëpia ime. Ia nisa duke qeshur unë. Pse qesh? Se thashë unë 22 ditë kam që e njoh krejt atë. Ajo u pre domethënë, u befasua. Më thotë, shiko tha që të jesh i sigurt shkoi bëji një analizë gjaku. Kam marrë Alketën, kam zbritur poshtë në makinë dhe e kam çuar në një klinikë të Spitalit Amerikan ku ka dhënë gjakun për analiza dhe më thonë: Sot është e premte, do t’i çojmë nesër analizat, na jep numrin e telefonit. Dhashë numrin e telefonit, m’i çuan në WhatsApp. Ndërkohë, unë ja mora numrin doktoreshës. Se tha merri analizat edhe m’i sill mua. Dhe merren analizat me telefon, ia dërgoj doktoreshës. Thotë, shiko Dan, konfirmimi i analizave është baras me ekon, domethënë nusja ishte 45 ditë shtatzënë. Realisht nuk u ndjeva mirë. Dhe shkova në shtëpi, siç kishin dalë analizat, nuk doja ta vazhdoja fare këtë bisedë. I thashë, ditën e hënë do të të çoj tek një specialist, të isha i sigurt.

Spartak Koka: A i lajmërove që ekoja ka dalë 45 ditëshe?

Dan Hutra: Po, po. Atë e vura në dijeni, por nuk e hapëm shumë si bisedë.

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po mire kjo e shkreta qe paska dyshu ky monstra po tre te tjeret dhe ai qe shpetoj ne sharre kombinat kishin faje ky do bo gjylponen me kry pune

mukaarmand
Автор

Çfarë lidhje ka analiza e gjakut me sa kohë ka që ka ngelur shtatzënë? Mjekët të vihen para përgjegjësisë që u takon.

freudvibes
Автор

Nuk esht e mundur me dittt o zottt

kuzhinaime