Masakër mjedisore në shtratin e 'Matit', fshati turistik ‘gllabërohet’ nga eskavatorët gjatë natës

preview_player
Показать описание
MAT– Mjete të rënda dhe eskavatorë shfytëzojnë gjatë natës shtratin lumit Mat, pranë aksit të rrugës së Kombit. Prej disa ditësh eskavatorë dhe mjete të rënda transporti, përgjatë natës shfrytëzojnë inertet në shtratin e këtij lumi, dhe kjo ka sjellë probleme në pronat e banorëve të fshatit Skuraj.

Devijimi i lumit nga shfytëzimi pa kriter i inerteve, në shtratin e lumit Mat nga një firmë, ka sjellë këtë problematike duke gllabëruar sipërfaqe tokë të fermereve të zonës. Sipas banorëve mjetet që shfrytëzojnë shtratin e lumit janë të panjohur dhe përballja me ta është e vështirë. Sipas tyre këtë shqtësim e kanë përcjellë në Njesinë Administrative Milot dhe policinë e Rendit, por asnjë masë në parandalimin e tyre.

Ata thonë se Skuraj ku dhe shfrytëzohet lumi Mat, njihet si zonë turistike, e cila të shoqëron përgjatë rrugës në gryken e maleve dhe ky fenomen që po ndodh prej disa ditësh, po dëmton jo vetëm tokat në pronësi të tyre, por nëse nuk parandalohet ky fenomen i gerryerjeve pa kriter të inerteve, përmasat parashikohen akoma më të rënda. Ata apelojnë institucioneve të parandalojnë firmën që shfrytëzon inertet në lumin Mat, dhe denoncimin e rastit para organeve ligjzbatuese.

Рекомендации по теме