(S')ka një Olta tjetër - Episodi 127 (20 shtator 2024)

preview_player
Показать описание

Videopodcast me Olta Gixharin

Diku para 15 vitesh isha gocë e re dhe ora 12 e natës të premteve ose të shtunave na gjente duke u dëfryer mes miqsh, ndonjëherë edhe të panjohurish.

Kështu ka ndodhur me Olta Gixharin, e cila në një nga këto të premte, erdhi e më përqafoi duke më thënë se më kishte shumë xhan edhe pse më kishte parë vetëm nga ekrani. Unë jepja lajmet në atë kohë dhe nuk kisha ndonjë famë, ndërsa ajo ishte në majën e suksesit dhe famës së vet.

E mbaj mend mirë çiltërsinë me të cilën ajo sillej dhe jo vetëm në këtë episod timin.

Nuk kemi qenë kurrë shoqe, por ndër vite e kam ndjekur karrierën e saj si aktore, për mua shumë e talentuar edhe pse hiret e kanë sunduar talentin e saj (për mua padrejtësisht).

Siç thotë ajo, në asnjë rast nuk është pishman që është e bukur, edhe kur kjo e fundit jo rrallë i ka prishur punë.

Olta Gixhari, ose siç miqtë e thërrasin në mbiemër vetëm, Gixhar, nuk është aspak thjesht "caliente", edhe pse siç thotë i pëlqen të luajë pak me naivitetin. Kush e njeh nga afër e di mirë që Gixhari është një zhivë. E di që po thoni se e njihni, se e keni parë në reality show-n e "Big Brother", por mendoj që në këtë podcast do të zbuloni apo konfirmoni anë të reja e të panjohura të saj si grua, si mami, si gocë seksi, si aktore, si njeri sidomos.
Është një episod plot liri e sinqeritet.

#oltagixhari #bukuria #bigbrother
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Shume bukur intervista.Olta si gjithmone e sinqerte e bukur

fatmiraxhafa
Автор

Mira gazetarja me e mire, letrarja ekselente. Te adhuroj e suksese per sezoni e ri.
Te degjoj me interes, adhuroj sa bukur e flet gjuhen shqipe
❤❤❤

rudinarudy
Автор

Respekt eshte pak per te shpreh adhurimin tim per profesionalizmin tuaj.
Ju faleminderit per gazetari te mire qe percillni .
Kohe e kenaqshme per ta kaluar me ju.

PranveraLika
Автор

E pash te gjithen dhe me pelqeu e gjithe intervista...Mira ka 1 aftesi te jashtezakonshme per ti bere te ftuarit te ndjehen sa me komod dhe tju nxjerre anen e tyre me te mire..ndonjeher ngjajn si seanca terapie te psikologu 😂 prandaj cdo interviste e Mires te le nje ndjesi te paqte pozitive.. 😊

Ida-eblr
Автор

Ti ne big u shfaqe e keqkuptuar dhe ne ashtu te vlersuam por ne fund ti je nje njeri si te gjith ne ...me te mirat e te kqijat e jetes ❤

FluturaKola-zx
Автор

Është shumë e vërtetë vetëm nji OLTA GIXHARI ka dhe kurrë nuk bëhen dy, OLTA je nji 🌟💎 e vërtetë♥️♥️♥️♥️♥️♥️♥️

LEOCABRINI-pn
Автор

Urime Mira..fillim i mbare per podcast-in..dhe me Olten unike keshtu do jete.Mbaresi dhe na kenaq si gjithmone.Faleminderit te dyja-ve.

kozetaseiti
Автор

Suksese. Shume e Mir Olta .Mira diksjon unik fantastic e adhuroj

AferditaHije
Автор

Olta zemer ti je femer multidimensionale! ❤

love
Автор

Olta je shum shum e mire, Mira gjithashtu ❤❤ nje interviste qe e ndoqa me shum kenaqsi !

PanajotaLeskaj
Автор

E dua Olten qe kur e kam pare per here te pare. Super podcast ❤❤❤❤

thyharmony
Автор

Olta Gixhari UNICA, Meravigliosa, Stupenda ❤❤❤

floflo
Автор

Ti je shum e mire e pa zevendesueshme🎉❤

lulagjergji
Автор

Gjithmone me ka pelqyer Olta qe ne periudhen e bb, eshte unike gazmore dhe shume origjinale

juliaabazi
Автор

Olta Goc bobe kam qe dhe jam fansja e Oltes e adhuroj kete Goc OLTA JE TOP ❤❤❤❤❤🎉

Victoria-bkun
Автор

Me pelqeu shum kjo intervist. Olta super ❤❤❤❤

User.enn
Автор

emocion dhe humor bashk i kishte kjo inteviste❤

HatixheFraku
Автор

Olta te pershendes nga Toronto, Canada, je nje grua me karakter shume te fort bravo. Mira respekt per punen 🙏🙏.

AR-sngn
Автор

Njeri shume i bukur brenda dhe jashte, autentike dhe e vertete, urime per podkastin! Sh bukur

GP
Автор

na ka kenaqur ky potkast, sa e thjesht dhe e mir kjo Olta😍

trendelinazhuli