Tv Klan - Franca çel Javën Ndërkombëtare të Kulturës

preview_player
Показать описание
Franca ka çelur Javën Ndërkombëtare të Kulturës, nismës më të re të ndërmarrë nga qeveria, “Shqipëria mikpret botën”, që do të krijojë çdo vit hapësira të reja njohjeje e komunikimi me vendet e me kulturat e tjera. E parashikuar në plan një vjeçar, kreu i qeverisë Edi Rama tha se ky kalendar me aktivitet do të kthehet në traditë.

“Programi synon të kthehet në një traditë. Ky kalendar prek vendet e Evropës dhe prek të gjitha ato vende që gjenden në hartën e marrëdhënieve tona diplomatike. Ky sonte është fillimi i një aventure të re kulturore, i një hapësire të re kulture, dialogu dhe një numri gjithnjë e më të madh urash ndërveprimi. Ne do të bëjmë çmos për sa më shumë shanse për bashkëpunime të qëndrueshme në të ardhmen”.

Rama u ndal tek hapësit e këtij kalendari, Franca.

“Një koincidencë e bukur bën që të jemi këtu pas një dite të rëndësishme të rikonfirmimit të Emmanuel Macron. Ai është një prej shtyllave mbajtëse të infrastrukturës së BE. Jemi të lehtësuar nga zgjedhjet e djeshme në Francë. Nga ana tjetër, është e padyshimtë që duke qenë se Franca është e para në këtë radhë vendesh. Franca vitin tjetër të bëjë më shumë përpjekje për angazhimin këtu”.

Javët Ndërkombëtare të Kulturës do të na njohin me kulturat e shumë shteteve deri në Qershor. Kalendari ndërpritet për dy muaj dhe rifillon sërish në Shtator. Java franceze do të ketë 14 aktivitete që përfshijnë dhe një Workshop gatimi në Tv Klan.

Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме