filmov
tv
Top News - ‘Guxoi’ të kritikonte liderët / Shkarkohet gjenerali rus: Thashë të vërtetën për luftën
Показать описание
Një gjeneral i lartë rus tha se ai ishte shkarkuar nga detyra pasi i kishte thënë shefave të ushtrisë të vërtetën për situatën e vështirë në vijën e frontit. Gjeneral majori Ivan Popov, ishte komandant i brigadës së 58 të ushtrisë, që ka luftuar në rajonin jugor të Zaporizhias. Në një mesazh zanor, ai kishte ngritur pikëpyetje për shkallën e lartë të vdekshmërisë mes trupave dhe mungesën e mbështetjes me artileri. “Duhej të heshtja dhe të bëhesha burracak ose ti thoja gjërat ashtu sic janë”, thotë ai. “Nuk kam të drejtë të gënjej në emrin tuaj, në emrin e shokëve të mi të rënë në luftime, ndaj po nënvizoj të gjitha problemet që ekzistojnë”.
Mesazhi zanor u postua në telegram nga deputeti rus Andrei Gurulyov, që është një ish komandant i ushtrisë dhe komentator i shpeshtë në televizionin shtetëror. Nuk është ndërkohë e qartë se kur mesazhi është regjistruar. Mes cështjeve të ngritura nga gjeneral majori Popov, është edhe mungesa e sistemeve anti-bateri që ndihmojnë të zbrapsin sulmet ukrainase me artileri, si edhe mungesa e inteligjencës ushtarake. Komandanti tha se shkarkimi i tij ishte kërkuar nga komandantë të lartë që ai i akuzon për tradhëti dhe ishte miratuar nga ministri i mbrojtjes Sergeiu Shoigu. Blogerat ushtarakë rusë kanë shkruar ndërkohë se urdhëri për shkarkimin e tij ka ardhur nga komandanti i forcave të armatosura të Rusisë, gjenerali Valeri Gerasimov. Një tjetër deputet rus tha ndërkohë se ish komandanti Sergei Surovikin, që nuk është parë në publik që nga rebelimi i Vagnerit, po pushon. Gjenerali Surovikin thuhet se kishte lidhje të ngushta me bosin e Vagner, dhe ka patur raporte në media se ai është arrestuar pas rebelimit të shkurtër. Ndërkohë, një tjetër gjeneral i lartë rus, Oleg Tsokov, thuhet se është vrarë në një sulm në jugun e pushtuar të ukrainës këtë javë, edhe pse vdekja e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ministria ruse e mbrojtjes.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Shkarkimi#Gjenerali