Top News- Gjermania kërkon të ndalet lufta!/Biseda e gjatë telefonike mes Scholz dhe Putin

preview_player
Показать описание
Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi të premten presidentit rus Vladimir Putin t'i japë fund luftimeve në Ukrainë dhe të hapë korridoret humanitare.

Në një telefonatë një orëshe, Scholz "i bëri thirrje udhëheqësit rus që të ndërpresë menjëherë të gjitha armiqësitë dhe të lejojë aksesin humanitar në zonat e bombaduara", tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Të dy krerët ranë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme së shpejti, shtoi Hebestreit. Thirrja erdhi një ditë pasi zyrtarët francezë thanë se presidenti i Francës Emmanuel Macron gjithashtu kishte folur me Putinin.

Putin gjithashtu i tha Scholz se një raund i tretë i bisedimeve midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas do të zhvillohej këtë fundjavë, sipas deklaratës gjermane.

Po ashtu presidenti rust tha se shpresonte se Ukraina do të merrte një pozicion "të arsyeshëm dhe konstruktiv" gjatë bisedimeve.

Gjatë bisedimeve të armëpushimit të enjten, negociatorët rusë dhe ukrainas ranë dakord të krijojnë korridore humanitare në pjesët e Ukrainës të goditura keq nga luftimet.Kjo ishte hera e dytë që ata takoheshin që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Por ë gjitha raundet e deritanishme kanë dështuar për të ndalur luftimet.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Scholz#Putin#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Mernja ngoj putinit tani, jeni mesuar me afant e irakient duke i shkel me kemb

asial