Report TV - Mashtrimi me vizat, Rreshka: Agjencinë e bleva për 1 euro

preview_player
Показать описание
Një ditë pas arrestimit të Klevis Rreshkës dhe shpalljes në kërkim të bashkëshortes së ish- drejtorit të Policisë së Durrësit Lule Makashi dhe së bijës Adeila Makashi, Report TV, zbulon detaje të reja nga skema mashtruese e ngritur në ish- bllok. Gjatë rrëfimit të tij për hetuesit e policisë së kryeqytetit, Rreshka, ka pohuar se ka pasur njohje me Adeila Makashin, vajzën e Lule Makashit. Për këtë shkak ai pohon se kanë punuar së bashku në agjenci.

Para disa javësh sipas rrëfimit të Rreshkës, ata kanë biseduar së bashku dhe Luli Makashi, i ka pohuar atij se ka pasur probleme me agjencinë. Kjo pasi shumë nga personat nuk merrnin vizat sipas saj dhe se ata vinin kërkonin paratë dhe shumë herë bënin kërcënime, për shkak të pretendimeve që kanë. Rreshka ka pohuar disa ditë më parë, ai kishte bërë një kontratë të shitblerjes së agjencisë me vlerën e 1 euroje. Po ashtu Rreshka, ka pohuar se nënë e bijë i kishin pohuar atij se do të shkonin në Kanada për të sqaruar, problemet për punësimin e aplikantëve në Kanada. Të hënën në mëngjes, nënë e bijë me një linjë ajrore nga Rinasi udhëtuan drejt Italisë, për të udhëtuar më pas drejt Kandasë.

Në cilësinë e pronarit të ri të kompanisë, i arrestuari i vetëm i skemës së mashtrimit për punësim dhe emigrim në Kanada, “Ande Lm” sh.p.k, ka pohuar se ka tentuar të negociojë me aplikantët. Kjo pasi shumë prej tyre kërkonin paratë. Nga komunikimi që ka pasur policia me denoncuesit, këta të fundit i kanë pohuar hetuesve se kishin biseduar nëpërmjet rrjetit social facebook, me Luli Makashin dhe të bijën edhe gjatë ditës të hënë dhe të martë. Makashi mësohet t’iu ketë pohuar se kishte shkuar në Kanada pikërisht për të gjetur mundësi për të zgjidhur problemet e emigrimit dhe të punësimit klientëve të saj në Kanada.

Ndërkaq gjatë kontrollit të kryer në zyrat e agjencisë “Ande LM”, në rrugën “Ismail Qemali” në kryeqytet, policia thotë se kanë aplikuar më tepër se 200- 300 persona, ndërsa dyshohet se dëmi shkon në rreth 5 milionë euro. Që prej të hënës me 25 prill, në Zyrën e Anikrimit ekonomik në kryeqytet, kanë denoncuar më tepër se 50 persona që kanë paguar duke nisur nga 2 milionë lekë të vjetra, por pagesat arrinin deri 20 mijë euro.
Рекомендации по теме