Klan News - Serbia ul tonet dhe kërkon zgjidhje paqësore

preview_player
Показать описание
Është ministri i Mbrojtjes i Serbisë Millosh Vuçeviç teksa viziton bazën ushtarake në Rashkë pranë kufirit të Kosovës, pasi Presidenti Vuçiç e vendosi ushtrinë në gatishmëri të plotë luftarake.

Ministri i qëndroi larg gjuhës së forcës dhe tha se ushtria do t bëjë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike e paqësore për Kosovën.

“Ky është mesazhi më i rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Serbisë, kemi shpresa për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por pa kompromentuar aftësinë tonë për të mbrojtur sovranitetin e Republikës së Serbisë dhe të gjithë qytetarët e saj”.

Urdhrat serbe u vu në gatishmëri pasi serbët në komunën e Zveçanit u përleshën me forcat e KFOR-it.

Gjatë ditës, edhe ambasadori amerikan në Serbi u kërkoi të gjitha palëve në Ballkan që të rivendosin qetësinë. Por Christofer Hill theksoi se Kosova po vuan pasojat pasi nuk i ka dëgjuar këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sekretari ynë i Shtetit, Anthony Blinken, e ka bërë të qartë se kundërshton çdo lëvizje që ka bërë Kurti që janë në kundërshtim me të gjitha këshillat që kemi dhënë. Dhe Blinken ka thënë se do të ketë pasoja. Ne duam më shumë përparim në Kosovë, duam themelimin e Asociacionit. Ballkani duhet të qetësohet”.

Trazirat rajonale janë intensifikuar pas zgjedhjeve të prillit, të cilat serbët etnikë i bojkotuan. Si rezultat, kandidatët shqiptarë fituan në katër komunat e Kosovës me shumicë serbe.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po sheh përtej SHBA-së dhe BE-së për kompromis.

Ai bisedoi me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e uroi për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe ka kërkuar nga ai që të shfrytëzojë “reputacionin dhe ndikimin” e vendit të tij për të arritur stabilitet pas tensioneve në veri të Kosovës.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

A u gjeten te zhdukurit qe i ka mshef arkivat qe 24 vite qka po i ban USA dhe be po e perkedhelin sa ma shum dhe po i thoj veq vazhdo keshtu se mir e kij shremberija dhe tradhtija sod po deminon jo drejtesija

hyrijequpevaj
Автор

Ok then lets have same rights we ETHNIC ALBANIANS IN PRESHEVA VALLEY🦅🇦🇱 we cant even use our flag beacuse we will be arrested and we stay calm and keep live in peace... we are older even than europe it self the truth may can be late but one day will arrive dont worry, they may not allow us to use our national flag, but they cannot remove it from our homes and hearts 🦅🇦🇱🤝🇦🇱🦅

kaponeal
Автор

Duhet mu formu apet se kto hala kan per me ba mes tjav nin juve duhet me jubv ne shoi edhe krejt me i largu neper serbi se nese nuk e abni kirgjs nuk kini ba

Taco