Top News-Britania ‘shkatërron’ bandën shqiptare/3-15 mijë euro për të kaluar emigrantë, 7 në pranga

preview_player
Показать описание
Autoritetet britanike kanë 'shkatërruar' një bandë të shqiptarëve, që ka dërguar njerëzit nga Spanja në Mbretëri të Bashkuar. Besohet se emigrantët kanë paguar nga 3 mijë deri në 15 mijë euro për të kaluar ga njëri shtet në tjetrin.
Përgjatë javës, autoritetet britanike kanë arrestuar shtatë persona.
Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare për Krime, me bazë në Spanjë dhe Mbretëri të Bashkuar, kanë punuar me autoritetet spanjolle për këtë rast. Banda ka kontrabanduar kryesisht emigrantë shqiptarë përmes qyteteve spanjolle për në Mbretëri të Bashkuar, duke përdorur varka dhe mjete tjera në rrugë drejt qyteteve Portsmuth, Sauthempton dhe Liverpul. Autoritetet britanike dhe ato spanjolle kanë identifikuar 50 njerëz që kanë kaluar në Mbretëri të Bashkuar me ndihmën e kësaj bande, mirëpo Agjencia Kombëtare për Krime ka thënë se shifra e saktë nuk dihet ende. Sipas saj, emigrantët kanë shkuar nga Shqipëria në Spanjë, mirëpo disa janë rekrutuar edhe në kampet afër porteve spanjolle. Kontrabanduesit u kanë ofruar atyre akomodim dhe ushqim deri kur janë nisur për në Mbretëri të Bashkuar. Shumica e pjesëtarëve të bandës besohet se kanë jetuar në Shqipëri, mirëpo janë arrestuar në Spanjë dhe aty do të gjykohen sipas ligjeve spanjolle. Përgjatë bastisjeve, hetuesit kanë -konfiskuar telefona, kompjuterë, karta bankare, para, dokumente identifikimi dhe pasaporta të kombësive të ndryshme. Sipas autoriteteve britanike, këtë vit është shënuar shifër rekord e njerëzve që kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla për të hyrë në Mbretëri të Bashkuar – më shumë se 33.500 persona.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Britania#TopChannel
Рекомендации по теме