'Kur mund te kemi nje ulje te personave të prekur?' Si pergjigjet mjeku infeksionist|ABCNews Albania

preview_player
Показать описание
Mjeku Infeksionist, Arjan Harxhi në studion e “ABC News” ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ai theksoi se COVID-19 ka pasoja të rëndë për shëndetin.

Gjatë bisedës në "ABC News" me gazetarin Endri Xhafo, mjeku infeksionist u shpreh ky virus është shumë më i rrezikshëm sepse transmetohet nëpërmjet ajrit. Visusi sipas tij nëse do të neglizhohet do të shkaktonte pasoja të rënda, dhe nëse do e lemë virusin të lirë, mund të përhapet në mënyrë të tmerrshme, duke shkuar nga një person  në 400 të tjerë, vetëm në pak ditë.

Pjesë nga biseda:

Si janë infektuar kolegët tuaj?

Harxhi: Ajo që dimë është që mjekët dhe personeli mjekësor janë shumë të ekspozuar sepse ndodhen në vijën  e parë të luftës.

Si paraqitet gjendja e tyre?

Harxhi: Personeli shëndetësor është shumë i rrezikuar, tek ne dhe në botë. Ngarkesa virale me të cilat përballet personeli është shumë e lartë.

Unë aplikoj një vetëkarantinim të përditshmëm. Në kushtet e një jetesë nrmale jemi në gjendje që të ndërpresim zinxhirin e transmetimit.

Si veproni për tu ushqyer?

Harxhi: Këto kohë shërbimi Infektiv është në qendër të vëmendjes dhe në këtë kuadër kemi edhe shumë ushqime nga kompani të ndryshme.

Viruset janë të dëmshme për njeriun. Janë identifikuar mbi 4 mijë të tilla. Virusi bëhet i gjallë kur ka një bujtës, pa të nuk jeton. Nuk quhet një formë klasike e jetës. Është një pjesë materiali gjenetik, i cili bëhet aktiv, kur futet brenda bujtësit.

SARS COV2 është virus me ARN. Problemi i tij është sepse transmetohet nëpërmjet ajrit. Në këto raste rreziku është i madh për përhapjen e virusit, në një numër të madh personash.

Ndërkohë, retroviruset janë ata të cilat futen në brendësi të qelizës njerozore.

Mund të lindë një virus në laborator?

Harxhi: Viruset mund të manipulohen, materiali i tyre gjenetik manipulohet.

Kur shuhet sëmundja që ky virus shkakton?

Harxhi: Teorikisht kjo nuk shuhet ndonjëherë përsa kohë do të ketë popullsi të ndjeshme.

Shkencëtarët kanë theksuar se duhet pasur kujdes me pandemitë.

Tani mund të themi se nëse e lemë virusin të lirë, ky virus përhapet në mënyrë të tmerrshme. Nga një person mund të shkojë në 400 të tjerë, vetëm në pak ditë.

Është një sëmundje që tregoi se pavarësisht inovacioneve të teknolgjisë mënyra e vetme për ta luftuar është izolimi. Pra fruthi është një sëmundje e tmerrshme me pasoja të rënda, por secili nga ne ka bërë vaksinën dhe impakti ka arritur të zbutet më shumë.

Përveç vitaminave sygjeroj probiotik. Ka studime që thonë se vitaminat B dhe C mund të jenë efektive.

Një ushqyrje e shëndetshme është pozitive gjithashtu edhe  konsumimi i lëngut të portokallit ka efekt pozitiv.

Рекомендации по теме