Pse u largua Gledis Nano? Rama: Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen

preview_player
Показать описание
Rama ka deklaruar për emisionin “Opinion” se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i ka konfirmuar atij dorëheqjen. Kryeministri Rama shton se Nanos i është kërkuar dorëheqja sepse situata e periudhës së fundit në vend ishte kritike dhe sipas Ramës kërkonte ndryshimin e lidershipit në Policinë e Shtetit.

Blendi Fevziu: Pse u largua Gledis Nano?

Edi Rama: Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen. I është kërkuar dorëheqja sepse situata e periudhës së fundit ishte kritike dhe kërkonte ndryshimin e lidershipit në Policinë e Shtetit, asnjë arsye tjetër.

Kryeministri Rama shtoi se Nanos nuk i është vënë në dyshim përpjekja, por rezultati.

Edi Rama: Unë di vetëm të them se ai ka kryer detyrën, ai ka bërë aq sa ka ditur, aq sa ka mundur, nuk i është vënë në dyshim as përpjekja, por rezultati. Me atë situatë ku ne fillum të shikojmë simptoma problematikash me të cilat Policia e Shtetit, që nga shfaqja e parcelave me kanabis në zona urbane, rryshfetet, teksa e seria e vrasjeve pa përgjigje përfshirë dhe situatën e pakëndshme në raport me disiplinimin e sezonit turitisk, kërkonin një shkundje

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме