Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, lëndohet pronarja

preview_player
Показать описание
Një banesë në fshatin Gështenjas në Pogradec u përfshi nga flakët pasditen e të hënës. Zjarri ra fillimisht në kuzhinë e më pas u përhap me shpejtësi. Në përpjekje për të shuar flakët pësoi djegie në trup e zonja e shtëpisë Yrfete Elmsallari, e cila u dërgua me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit pasi flakët u përhapën me shpejtësi. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa një grup hetimor nisi hetimet dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Pogradec#TopChannelNews
Рекомендации по теме