Rama, i prerë ndaj abuzuesve. Shkarkon live në TV drejtorin e Hipotekës Fier | IN TV Albania

preview_player
Показать описание

Edi Rama: E vërteta është, që vjehërri jo vetëm ka marrë dokumentin, por ka shkarkuar dhe drejtorin e Hipotekës Fier. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin e Drejtorit të Hipotekës dhe thellimin e hetimit administrativ për të gjithë përgjegjësit për këtë zvarritje.

Por, kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe ministrat në kabinetin, që ai drejton.

Edi Rama: Kujtdo qytetari i duhet bërë shërbimi, sepse mund të jetë fuqia që të largon nga puna, qoftë drejtor, qoftë shef, qoftë çfarëdoqoftë, qoftë edhe ministër, nëse sektori nuk përgjigjet si duhet për qytetarët.

Por, në Parlament ishte ministri Arben Ahmetaj, i cili mbrojti aktin normativ të buxhetit me këto argumentime.

Arben Ahmetaj: E bëjnë konçesionin si një kafshë e egër e shëmtuar mitike, që ha para dhe njerëz. Jo, ta shikojmë në sy të vërtetën! Pse nuk ka pyetur ndonjëherë opozita sa qytetarë shqiptarë janë shpëtuar nga checkup-i?! Do vazhdojmë të bëjmë pipipi në shërbim të qytetarëve për shërbime ndaj qytetarëve. Çfarë jeni duke thënë ju si opozitë?
------------------------------------------
IN Tv Albania

Follow us:

Offcial website:
Рекомендации по теме