Top Channel/ Maturantët që duan të ikin/ Ekspertët: Shifër e frikshme!

preview_player
Показать описание
Edhe këtë vit, maturantët kanë aplikuar për studime jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se 10 mijë maturantë, nga 30 mijë në total, në formularin e kërkimit të diplomës më herët, si arsye kanë shënuar aplikimin për studime jashtë.

“Patjetër që është një zgjedhje e tyre dhe përsa kohë që është një zgjedhje e maturantëve besojë që është një zgjedhje ne të mirë të edukimit dhe të karrierës dhe perspektivës që ata mendojnë që të ndërtojnë për veten e tyre në të ardhmen. Sigurisht për vendin është shumë keq, shumë keq edhe për institucionet e arsimit të lartë që maturantët më të mirë kërkojnë qe të studiojnë jashtë shtetit dhe shifrat janë të frikshme. Nga këta 10 mijë sikur dhe gjysma të ikin për studime jashtë përsëri është një shifër e frikshme”.-shprehet ekspertja e arsimit Valbona Nathanaili.

Largimi i studentëve jashtë vendit është kthyer në një trend pasi vit pa viti shifrat tregojnë për një ulje të studentëve në universitete. Ekspertët shohin si problematikë politikat e qeverisë për arsimin.

“Nuk do ta shihja vetëm si problem të institucioneve të arsimit të lartë. Nuk është më ky problemi, unë problemin e shoh te politikat që kemi për ti pranuar studentët në institucionet e arsimit të lartë dhe patjetër për politikat që bëhen për punësimin e tyre. Kemi disa vite që ofrojmë degë prioritare për të cilat ofrojmë jo vetëm para por ketë radhë ulem edhe mesataren e pranimit në këto degë dhe serish nuk ka studentë. Domethënë ka diçka që nuk shkon dhe nuk bëhet as me politika te çastit dhe nuk behet as duke përjashtuar veçanërisht në rastin e studentëve të mjekësisë, duke i përjashtuar nga tavolina e bisedimeve”.

Problematika më e fundit në arsim lidhet me vendimin për studentët e mjekësisë, të cilët pas përfundimit të studimeve duhet të punojnë për 5 vite në sistemin tonë shëndetësor, në mënyrë që të marrin diplomën. Protestat e këtyre të fundit tregojnë qartazi mosdakortësinë për këtë vendimmarrje.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Maturantët#Ekspertët#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Njerezit ikin nga e keqja dhe jo nga e mira ! Ju doni qe te gjithe te behen alma se jeni ju safeta

freeatlast
Автор

Kshu esht kur e perbuzni popullin per interresat personale

unknownpage
Автор

si ka mundsi ska ndodh noj here 😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂

ervinxhabrahimi